Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha qëndroi në Berlin i ftuar nga partitë popullore Evropiane | Ballkani | DW | 24.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha qëndroi në Berlin i ftuar nga partitë popullore Evropiane

Me rastin e festimeve të 50 vjetorit i ftuar nga partitë popullore Evropiane qëndroi në Berlin edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Sali Berisha

Sali Berisha

Berisha ka morri pjesë në një samit të Partive Popullore Evropiane të zhvilluar nën kujdesin e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila është edhe presidente e radhës së BE-se. Në konferencë, e cila u organizua në përkujtim të marrëveshjeve të Romës që shënuan edhe fillesat e BE-së, u theksua se Evropa e bashkuar me vlerat e saj të demokracisë dhe të lirisë përbëjnë garancinë për një të ardhme të sigurt të BE-së.

Në konferencen e organizuar ne Hotel Adlon ne Berlin, merrnin pjesë 60 kryetarë shtetesh, qeverish, personalitete të larta të organizmave komunitare dhe kryetarë partish të së djathtës evropiane. Përveç përfaqesuesve të vendeve anëtare të BE-së në konferencë ishin ftuar edhe anëtarë te partive popullore nga vendet jo anëtare të– BE-së.

  • Data 24.03.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXL
  • Data 24.03.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXL
Reklamë