Kryeministri i ri irakian El Maliki - Dora e fortë e Irakut | Politika | DW | 01.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Kryeministri i ri irakian El Maliki - Dora e fortë e Irakut

Kryeministri irakian, El Maliki ka shpallur për qytetin port të Basrës gjendjen e jashtëzakonshme. Kjo masë do të jetë në fuqi për një muaj dhe do të shërbejë për të rivendosur rendin dhe qetësinë në qytet

Kryeministri irakian, Nuri El Maliki

Kryeministri irakian, Nuri El Maliki

Qeveria irakiane ka vendosur rreth qytetit Basra në jug të vendit gjendjen e jashtëzakonshme. Ajo do të vlejë fillimisht për një muaj, bëri të ditur kryeministri Maliki, i cili në krye të një delegacioni të nivelit të lartë nga Bagdadi shkoi në Basra.

Prej disa javësh në këtë qytet, grupe rivale shiitësh luftojnë kundër njeri-tjetrit, midis tyre edhe grupe, përfaqësuesit e të cilëve janë anëtarë të qeverisë. Në kuadër të këtij konflikti ka pasur disa qindra të vrarë.

Në një fjalim të transmetuar nga televizioni irakian, Maliki deklaroi se do të veprojë me grusht të hekurt kundër milicëve. Kështu puna nuk mund të vazhdojë, as në qytet dhe as në të gjithë Irakun. Ne nuk mund të ndërtojmë një vend, në një kohë kur fraksionet e këtij vendi luftojnë kundër njeri-tjetrit, tha kryeministri i ri.

Në qytetin e Basrës, i cili ka rëndësi vitale për eksportet e naftës të Irakut, tani do të futen trupa të ushtrisë irakiane. Muajin e ardhshëm ato do të kontrollojnë ditën dhe natën çdo njeri që qarkullon në qytet dhe në afërsi të tij. Synimi është çarmatosja e milicëve shiitë dhe të ushtrive private të fiseve të rajonit, u tha nga qarqe qeveritare.

Presidenti i shtetit, Talabani vuri alarmin pak ditë më parë për shkak të gjendjes në Basra dhe i kërkoi qeverisë që të veprojë menjëherë. Kryeministri i ri Nuri al Maliki vendosi pas kësaj që të udhëtojë vetë në krye të një delegacioni të nivelit të lartë në jug të vendit.

Kryeministrit irakian El Malikit me sa duket i pëlqen që të paraqitet si njeriu i ri i fortë, tek i cili mund të mbështetesh për çështje të sigurisë.

Në skandalin për masakrimin e 24 vetëve në qytetin e Irakut të Veriut, Haditha, kryeministri i ri irakian u pozicionua në mënyrë të qartë. Ushtarët amerikanë dyshohet se i kanë vrarë me gjakftohtësi këta burra, gra dhe fëmijë si hakmarrje për një atentat të kryengritësve.

Maliki tha se nuk mund të falet në asnjë mënyrë masakrimi i një familjeje, vetëm sepse dikush lufton terrorizmin. Ai kërkoi sqarimin jo vetëm të ngjarjeve në Haditha, por edhe të të gjitha angazhimeve të dyshimta të trupave multinacionale. Përgjegjësit duhen kapur, deklaroi kryeministri irakian.

Trupat amerikane u përpoqën në mënyrë shumë të dukshme që ta fshehin këtë rast. Por ndërkohë, vetë përfaqësues të senatit flasin për një masakër të qëllimshme të ushtarëve amerikanë në Haditha.

  • Data 01.06.2006
  • Autor Jörg Kaminski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpq
  • Data 01.06.2006
  • Autor Jörg Kaminski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpq