Kryeministri i Irakut ndjek rrugën e pajtimit në kohën e anarkisë | Bota | DW | 07.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kryeministri i Irakut ndjek rrugën e pajtimit në kohën e anarkisë

Pasi kryeministri irakian Nuri el Maliki bëri të ditur dje strategjinë e pajtimit kombëtar sipas modelit afrikanojugor si pjesë e konceptit të tij të ri për sigurinë, sot u hodhën hapat e para konkrete.

Kryeministri irakian al Maliki

Kryeministri irakian al Maliki

Afro 600 të burgosur u liruan dje paradite nga burgjet irakiane - rreth 100 vetëm në Bagdad. 200 të tjerë do të shtohen ditët e ardhshme. Kryeministri i Irakut Nuri al Maliki paralajmëroi një amnesti sot që vlen vetëm për keqbërës "pa nuk i kanë duart me gjak". Sipas tij, kjo masë është pjesë e një strategjie më të madhe, të re stabilizimi. Edhe pa këtë masë këta të burgosur u dashkan liruar sipas fjalëve të kryeministrit: "Kemi urdhëruar lirimin e më shumë se 200 të burgosurve; për aq kohë sa kanë ndryshuar ideologjinë, nuk ka prova kundër tyre ose janë burgosur gabimisht."

Sipas raportit të fundit të OKB-së në Bagdad për të drejtat e njeriut, vetëm ministria e brendshme mban në arrest 5.000 vetë megjithëse i lejohet t'i mbajë vetëm për një kohë më të shkurtër.

Megjithatë urdhëresat e al Malikit janë të rëndësishme kur është fjala për përpjekje për rivendosjen e paqes së brendshme. Dhe masat nuk do të mbarojnë me kaq. Al Maliki deklaroi dje se nevojitet më shumë angazhim për luftimin e terrorizmit në Irak. Kështu përveç përdorimit të forcës ushtarake kundër militantëve do të nisë edhe një pajtim kombëtar.

Së shpejti do të krijohet një komision i së vërtetës dhe i pajtimit sipas modelit afrikanojugor për ish-anëtarët e Partisë Baath: "Kemi vënë re se baathistët po e lënë pas të kaluarën e tyre dhe ne na duhen mekanizma për ti ndihmuar. Të pafajshmit do të integrohen në shoqëri. Nuk do të lejohen të anëtarësohen në parti të përjashtuara nga procesi politik."

Pas pushtimit të Irakur nga SHBA-ës dhjetëra mijëra burra e gra mbetën pa punë sepse ishin anëtarë të Partisë Baath që qeveriste deri atëherë. Shumë njerëz nuk ishin futur për bindje politike në aparatin e Sadam Huseinit. Ata nuk kishin perspektivë në profesionin e tyre pa anëtarësinë në parti. Pas valës së pushimeve grupet sunite të rezistencës patën edhe vërshimin e parë të madh të anëtarëve. Këto grupe shpesh militante i rekrutonin luftëtarët e tyre nga armata e të papunëve.

Ironi e historisë: Kryeministri al Maliki ishte zëvendëskryetar i komisionit për de-baathizimin. Ai konsiderohej si përkrahës i vijës së ashpër kur ishte fjala për përkrahës të kreut të rrëzuar të shtetit Sadam Husein; madje vetë amerikanët u desh t'i kërkonin të vetëpërmbahej.

Ndaj paralajmërimi i al Malikit për tu dhënë një mundësi të re baathistëve është mbresëlënëse. Në përgjithësi al Maliki ka treguar fuqi në shumë aspekte gjatë periudhës së tij as njëmujore në detyrë. Ai vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Basra në jug të Irakut. Në terma afatgjatë ai do të çarmatosë milicët që dominojnë jugun e Irakut. Kësaj i shtohet fakti që me fjalë të ashpra ai ka kërkuar nga amerikanët të mos shkelen më të drejtat e njeriut.

  • Data 07.06.2006
  • Autor Björn Blaschke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLK
  • Data 07.06.2006
  • Autor Björn Blaschke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLK
Reklamë