Kryeministri hollandez shpërbën kabinetin qeveritar | Evropa | DW | 30.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kryeministri hollandez shpërbën kabinetin qeveritar

Një vit para zgjedhjeve të ardhshme të rregullta në Hollandë merr fund koalicioni i qendrës së djathtë i kryeministrit Jan Peter Balkenende. Pas tërheqjes së partnerit të vogël në koalicion, partisë D-66 kristiandemokrati Balenende njoftoi dorëheqjen e tërë kabinetit qeveritar dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme.

Jan Peter Balkenende

Jan Peter Balkenende

Shkaktar për shpërbërjen e kabinetit qeveritar u bë tërheqja e partisë D-66 nga kabineti qeveritar. Ajo u tërhoq nga qeveria për arsye se kryeministri u vu në mbështetje të ministres së integrimit, Rita Verdonk. Për një krizë qeveritare u fol që të mërkurën në Hagë por askush nuk priste që koalicioni të shpërbëhej kaq shpejt. Fillimisht të enjten dorëheqjen e tyre e ofruan dy ministra të partnerit qeveritar D66. Pastaj para deputetëve në parlament doli edhe kryeministri dhe sqaroi se kjo vlen edhe për të dhe pjesën tjetër të kabinetit:

"Si kryeministër do ta njoftoj mbretëreshën për dorëheqjen time. Shkelqësia e saj, mbretëresha do të konsultohet pastaj sa më shpejt që të jetë e mundur me këshilltarët e saj dhe shefat e grupimeve parlamentare në mënyrë që të caktohen zgjedhjet e parakohshme", sqaroi Balkenende.

Jan Peter Balkenende ka mbështetur siç duket shumë gjatë ministren e tij për integrim. Edhe ashtu Rita Verdonk, nuk ka qenë asnjëherë e preferuar në kampin e majtë. Sikur mos të mjaftonte ky fakt ndodh afera: Verdonk, paralajmëron se do t'i tërheq nënshtetësinë koleges së saj të partisë.

Politikania me prejardhje nga Somalia, kritikuesja e islamit Ajan Hirsi Ali ka pranuar se ka paraqitur të dhëna jo të sakta në kërkesën e saj për azil në vitin 1992 dhe me rastin e marrjes së nënshtetësisë holandeze në vitin 1997. Pas presionit politik Verdonk u detyrua të heqë dorë nga paralajmërimi i saj por, Hirsi Ali u desh të nënshkruajë një deklaratë dhe të pranojë se është përkujdesur vetë për huti rreth nënshtetësisë së saj.

Prej vitit 2002 kjo është hera e dytë që kabineti qeveritar në Hollandë duhet të shpërbëhet para kohe. Në të vërtetë hollandezët është dashur që të votojnë për parlamentin e ri në muajin maj të vitit të ardhshëm. Tani kjo pritet të bëhet që në tetor apo nëntor. E tërë kjo situatë shpie ujë në mullirin e opozitës, e cila sipas anketave të fundit ka gjasa më të mira të fitoj zgjedhjet sesa kampi qeveritar.

Kandidat potencial për postin e kryeministrit është socialdemokrati karizmatik Vauter Bos. Ai shprehet i gatshëm për këtë post: "Kjo është hera e dytë që një kabinet përfundon në rrethana kaotike. Vendi tani ka nevojë për qetësi dhe stabilitet, një qeveri e cila angazhohet për një Hollandë të fortë dhe sociale. Nëse mund të kontribuojmë në këtë drejtim atëherë e bëjmë me dëshirë", tha Bos.

  • Data 30.06.2006
  • Autor Ludger Kazmierczak
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAk
  • Data 30.06.2006
  • Autor Ludger Kazmierczak
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAk