Kryebashkiaku i Sofies krijon partinë e vet | Evropa | DW | 06.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kryebashkiaku i Sofies krijon partinë e vet

Në Bullgari është krijuar një parti e re politike. Të dielën e kaluar delegatët e mbledhur në Sofie krijuan partinë "Qytetarë për zhvillimin evropian të Bullgarisë"

Bojko Borisov, Kryetari i Bashkisë së Sofies

Bojko Borisov, Kryetari i Bashkisë së Sofies

E veçanta e këtij projekti të ri politik në Bullgari është se themeluesi i partisë, Bojko Borrisov është edhe kryebashkiaku i Sofias. Ai vlerësohet si një ndër politikanët më të besuar të popullit dhe si pro-evropian e besnik i NATO-s.

"Vëlla Bojko" në vend të Zoti Borissov - kështu e thërrasin të gjithë 44 veçarin kohët e fundit. Qytetarët vlerësojnë mbi të gjithë aftësinë e tij, që t´i thotë gjërat ashtu siç janë. Përpara pak kohësh ai foli hapur mbi korrupsionin në vend dhe kritikoi difiçitet e rënda në sistemin e drejtësisë. Edhe ai është i bindur se ka ende shumë kriminelë nëpër rrugët e Bullgarisë, për shkak të gjyqtarëve të korruptuar në vend. Populli vlerëson gjithashtu qëndrimin e Boikos përsa i përketa kteve të ish shërbimit sekret komunist "Darzhavna sigurnost" (DS). Shumë politikanë përpiqen ta evitojnë këtë temë, ndërkohë që "vëllai Boiko" kërkon që të bëhen publike të gjitha aktet që ekzistojnë ende.

Borisov është i kënaqur që gëzon një popullaritet të madh në Evropë dhe flet me gëzim mbi këtë fakt: "Kam 6 vite tashmë që i kam hyrë politikës. Gëzohem që kemi marrë kaq shumë telegrame përurimi për partinë tonë të re GERB - si nga zyrat bullgare ashtu edhe nga institucione të ndryshme nga Evropa dhe Gjermania. Kjo flet për faktin se njerëzit e vlerësojnë punën time."

Popullariteti i tij i madh ishte edhe arsyeja kryesore përse Boiko fitoi zgjedhjet komunale në Bullgari përpara një viti dhe u bë kryetar i bashkisë së kryeqytetit. Por tani pikërisht ky post është kthyer në pengesë për të, sepse në bazë të paragrafit 41 të ligjit për administrimin e komunave, një kryetar bashkie nuk mund të jetë në të njejtën kohë edhe kryetar i një partie.

Për këtë arsye Tzvetan Tzvetanov, dora e djathtë e Borisovit, u zgjodh kryetar i partisë së re. Por për Tzvetanov Borisovi është leaderi i vërtetë i partisë. Ai është vetëm kryetari: "Leaderi i BERB-së është Boiko Borisov, dhe kryetari i partisë quhet Tzvetan Tzvetanov."

Në parketin politik bullgar partia "Qytetarët për zhvillimin evropian të Bullgarisë" GERB do të marrë vendin e saj në qendrën e djathtë, mendon Tzvetan Tzvetanov:

"Projekti ynë politik është qendra e djathtë. Prioriteti ynë politik do të jetë familja. Tema të tjera të rëndësishme janë arsimi, luftimi i korrupsionit dhe transparenca tek puna e organave administrative. Dhe më e rëndësishmja është se nuk do të mburremi apo ta marrim veten më shumë seriozisht seç duhet. Ne nuk duhet të izolohemi, por të ndërtojmë ura të reja dhe t´i fitojmë votuesit për idenë që mban GERB-ja."


Vëzhguesit politikë në Bullgari paralajmërojnë se nuk duhet të krojohen shumë shpresa rreth partisë së re në fushën politike të vendit, në mënyrë që të mos përsëriten ngajrjet e vitit 2001.

Ashtu si tani Borisov, edhe ish mbreti bullgar Simeon Sax-Coburg-Gotha u kthye në Bullgari nga eksili i tij në Spanjë dhe krijoi lëvizjen e re politike "Lëvizja kombëtare Simeon Saxkoburggotski" (NDSV). Kjo lëvizje politike fitoi madje përpara pak vitesh gjysmën e mandateve të asamblesë kombëtare bullgare. Asokohe bullgarët kishin shumë shpresa tek partia e re NDSV, por sot vetëm 4 përqind e popullsisë votojnë ende për të dhe kjo lëvzije është ktyher ndërkohë në një partner koalicioni të socialstëve bullgarë.

Politologu Dimitar Avramov nuk beson se GERB-ja do të bëjë vërtetë poltikë të djathtë. I kam lexuar me kujdes letrat themeluese të partisë dhe përveç tekstit ku përmbendet familja, nuk ka mundur të gjej ndonjë mesazh tjetër të djathtë në programin e saj."

Por ky konstatim nuk ja prish aspak humorin simpatizantëve të partisë GERB. Ata duna të jenë partia më e fortë në Bullgari dhe të etablohen pas zgjedhjeve të ardhshme në politikën e vendit. Këtë qëllim e konfirmon edhe kryetari jozyrtar i kësaj partie Boiko Borisov: "GERB-ja duhet të bëhet numri 1 i politikës bullgare."

  • Data 06.12.2006
  • Autor Emiliyan Lilov
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9U
  • Data 06.12.2006
  • Autor Emiliyan Lilov
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9U