Kroacia duhet të bashkëpunojë me shumë me tribunalin e OKB-së | Evropa | DW | 14.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kroacia duhet të bashkëpunojë me shumë me tribunalin e OKB-së

Kryeprokurorja del Ponte paraqet raportin e ri

Karla del Ponte

Karla del Ponte

Ministrat e jashtëm të BE-së në takimin e tyre në Luksemburg e kushtezuan fillimin e bisedimeve për pranimin e Kroacisë me përmirësimin e bashkëpunimit të autoriteteve të atjeshme me tribunalin e OKB-së për krime lufte. Vendimi përkatës duhet të merret pas tre apo kater muajsh. Në mars u nderprenë bisedimet për pranimin e vendit në BE. Për këtë vendim ministrat e jashtëm u mbeshteten tek një raport i Karla del Pontes kryeprokurore e gjykatës së Hagës. Kroacia akuzohet se bashkëpunon në mënyrë të pamjaftueshme me tribunalin e Hagës dhe se nuk dorezon ish gjeneralin Ante Gotovina të kerkuar si kriminel lufte. Edhe një dhjetëvjecar pas spastrimeve etnike dhe genocidit gjatë shperberjes se ish Jugosllavisë disa nga aktoret kryesore nuk kanë dhënë akoma llogari. Kështu psh udhëheqësit famëkeq të serbeve Radovan Karaxhic dhe Ratko Mlladiç, të cilëve u ngarkohet edhe masakra ndaj boshnjakëve në Srebrenica. Edhe ish gjenerali kroat Ante Gotovina, i cili në vitin 1995 duhet të ketë organizuar vrasjen e 150 serbëve dhe debimin e 150 000 të tjereve, nuk është përgjigjur ende deri tani para tribunalit të Hagës për krime lufte. Një shtyrje të cilën OKB-ja sipas mendimit të ambasadorit britanik në OKB Emyr Jones Perry nuk duhet ta kishte lejuar.
"Eshtë fakt, që keto tre burra nuk janë dorezuar akoma në Hagë, megjithëse Keshilli i Sigurimit ka kerkuar gjithnjë bashkepunim të plotë. Kjo nuk është plotesuar definitivisht."
Në rradhë të parë për Kroacinë ka rëndësi të madhe fakti se si do të vlerësohet gatishmeria për bashkepunim me tribunalin e Hages. Pergjigja është një premise e rendesishme për bisedimet për pranim me BE-në.
Në raportin e saj para këshillit të sigurimit, Karla del Ponte, kryeprokurorja e gjykatës së Hages, i dha ish republikës jugosllave një deftese mesatare. Kroacia ndodhet në rrugën e duhur, por Zagrebi duhet të punojë më shumë. Përpjekjet për të kapur Gotovinën, nuk janë as të përqëndruara dhe as bindese. Në dëshirën e sinqerte të zyrave perkatese të policisë dhe drejtesisë, për të gjetur të kerkuarin, duhet dyshuar seriozisht.
"Autoritetet kroate këtë vit nuk kanë dëshmuar asnjë iniciative, për ta kapur. Përveç kesaj janë manipuluar informacione të rëndesishme, për të mbrojtur Gotovinën dhe mbështetësit e tij."
Kjo mangësi nuk mund t´i ngarkohet direkt qeverisë së kryeministrit Ivo Sanader, i cili para pak kohe është obliguar, se do të bashkëpunojë me tribunalin. Në vend të kësaj brenda autoriteteve kroate ekziston një rrjet i rregullt që mbron udheheqesin ushtarak në ilegalitet nga ndjekja penale.
" Ka patur edhe fushata në media, të cilave u janë dhënë në dorë dokumente të besueshme. Në to është bërë përpjekje, që të hidhet dritë e zetë mbi tribunalin. Gotovina ka një rrjet ndihmësish, edhe brenda autoriteteve."
Edhe ambasadori britanik (një nga përfaqësuesit e BE-së në Këshillin e Sigurimit) e pershendet planin kroat të aksionit, i cili duhet të çojë në kapjen e kriminelit të luftës. Rezultate konkrete janë megjithatë me të rendesishme se deklaratat fjalëmëdha.
"Eshtë mirë, që qeveria kroate të pranojë, se duhet të bëhet më shumë për kapjen e Gotovinës. Por një plan i vetem nuk mjafton. Autoritetet duhet të bëjnë gjithcka, për ta dorezuar me të vertetë Gotovinën në tribunal."
Pas evidentimit para Këshillit të Sigurimit ministrat e jashtëm të BE-së duhet të shqyrtojnë në takimin e ardhshem në korrik, nëse Kroacia do t´i plotësojë sa duhet kerkesat e OKB-së. Oferta joshese nga Brukseli është se diten kur Gotovina të dorezohet, mund të fillonin parimisht bisedimet për pranim.

  • Data 14.06.2005
  • Autor Thomas Reinke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArE6
  • Data 14.06.2005
  • Autor Thomas Reinke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArE6