1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza në vendet arabe shton pasigurinë e investitorëve

1 Shkurt 2011

Gjendja e tensionuar në botën arabe po shihet me shqetësim prej investitorëve të huaj dhe ka frenuar kurset në tregjet më të rëndësishme edhe pse të dhënat për konjunkturën dhe zhvillimin janë inkurajuese.

https://p.dw.com/p/QxJx
Kriza e vendeve arabe ka frenuar kurset e tregjeveFotografi: AP/DW

Egjiptianët që protestojnë rrugëve nuk duan vetëm demokraci dhe liri. Ata duan të përfitojnë edhe prej ekonomisë së vendit, e cila edhe në vitin e krizës 2009 shënoi një rritje me rreth 5%. Ekonomia e Egjiptit, e cila që prej vitit 2004 është hapur për investime të huaja, ka shënuar deri para krizës rritje prej deri në 7% në vit. Por megjithë zhvillimin e sukseshëm dhe liberalizimin e ekonomisë, shumë egjiptianë, para së gjithash brezi i ri, nuk kanë punë. Elitat ekonomike të vendit kanë bërë pak për shkollimin dhe kualifikimin e të rinjve në vend dhe ekonomisë së Egjiptit i mungojnë punonjësit e rinj, - sqaron Volker Treier i Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë së Gjermanisë.

Arabische Wirtschaftsoligarchen Symbolbild Grafik
Oligarkët ekonomikë në vendet arabeFotografi: AP/DW-Grafik

Mungesa e shkollimit problem i madh

Popullsia e Egjiptit, e cila aktualisht është 84 milionë banorë, rritet sipas të dhënave të OKB-së çdo vit me rreth 2%. Çdo vit në tregun e punës dalin rishtaz rreth 600.000 deri 700.000 vetë. Mungesa e shkollimit të këtyre njerëzve është sipas Treier përgjegjëse edhe për inflacionin e lartë, që kap shifrën 11%. Pa shkollim dhe kualifikim Egjipti nuk do të jetë në gjen dje të bëjë përparime. Sepse një vend që nuk prodhon vetë në sasi të mjaftueshme, është i detyruar të blejë prodhime nga jashtë, mendon Treir. Një gjë e tillë shkakton edhe inflacion, si p.sh. në ato kohë kur rriten fort çmimet për ushqimet, sikurse ndodh për momentin. 14 % e importeve të përgjithshme të Egjiptit përbëhen prej ushqimeve. Çmimet e larta prekin sidomos popullsisë e varfër, pra ata që fitojnë pak ose janë të papunë.

Symbolbild deutsche Entwicklungszusammenarbeit in den arabischen Ländern
Harta e vendeve arabe me BMZ, GTZ dhe KFWFotografi: DW

Deviza pritje

"Për t'i larguar njerlzit nga rrugët, sipas përllogaritjeve të OECD-së nevojitet një rritje ekonomike prej të paktën 6%", thotë Martin Kalhëfer, ekspert për Lindjen e Mesme pranë Germany Trade and Invest. Për shkak të gjendjes së tanishme kjo zor se mund të arrihet, sepse sipas Kalhëfer trazirat mund të ndikojnë negativisht edhe ndaj turizmit, kalimeve përmes kanalit të Suezit apo transfertave bankare të egjiptianëve në mërgim. Para së gjithash prej trazirave mund të ketë ndërprerje të investimeve direkte nga jashtë. Kështu BASF, Daimler dhe BMW njoftuan se për momentin e kanë ndërprerë prodhimin në uzinat e tyre në Egjipt. Kjo nuk do të thotë se gjermanët po tërhiqen përfundimisht nga Egjipti, por deviza për momentin është pritje, sqaron Volker Treier i Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë së Gjermanisë.

Gjithësesi deri sa të merret vesh se ç'drejtim do të marrë Egjpti pas kaosit investimet shtesë do të vazhdojnë të mbeten të ngrira.

Autor: Jutta Wasserrab/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama