Kriza mes Rusisë dhe Gjerogjisë dominon takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Portorozh | Politika | DW | 29.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Kriza mes Rusisë dhe Gjerogjisë dominon takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Portorozh

Në fakt ministrat e mbrojtjes të NATO-s në përfundim të takimit në Portorozh të Sllovenisë donin të konsultoheshin kryesisht për aftësinë e aleancës në të ardhmen për veprim. Por kriza mes Rusisë dhe Gjerogjisë dominoi si temë diskutimi. Marrëdhëniet e tensionuara midis dy vedneve janë përkeqësuar dukshëm qysh nga e mërkura, pasi katër oficerë rusë u arrestuan me dyshimin për spiunazh.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, në Portorozh u bëri thirrje të dyja palëve për maturi dhe për qetësim të situatës: "Kjo vlen si për Gjerogjinë ashtu edhe për miqtë tanë rusë. Por kjo nuk është një çështje për të cilën mund të aktivizohet direkt NATO-ja."

Edhe ministri gjerman i mbrojtjes, Franc-Jozef Jung u shpreh i shqetësuar për zhvillimet në Gjeorgji duke bërë të qartë: "Ne do të përpiqemi me sa mundemi, që të arrihet në një zhvillim paqësor. Ne theksuam, që NATO-ja do të vazhdojë të ndjekë politikën e dyerve të hapura, por dera e hapur do të thotë, që të respektohen rregullat bazë të NATO-s dhe që të mos krijohen probleme shtesë. Ne na duhen zhvillime paqësore, pikërisht në Gjeorgji, në mënyrë që të flasim për perspektivat e mëtejshme."

Ky ishte një sinjal i qartë në adresë të Gjeorgjisë që synon antarësimin në NATO. Por Rusia e ka halë në sy një gjë të tillë. Ministri rus i mbrojtjes Igor Ivanov, deklaroi në Portorozh, se konflikti aktual s´ka të bëjë me një pranim të mundshëm të Gjeorgjisë në aleancë: "E kam thënë hapur, Gjeorgjia mund të antarësohet ku të dojë dhe kur të dojë. Këtu kemi të bëjmë me atë që disa vende të reja antare të NATO-s furnizojnë me armë Gjeorgjinë e madje këto janë armë me prejardhje sovjetike." Një gjë e tillë është ilegale, tha Ivanov, sepse Bashkimi Sovjetik me furnizimin e këtyre arëmeve në vendet përkatëse ndalonte shitjen e mëtejshme të tyre. Ai akuzoi Gjeorgjinë, se synon të zgjidhë me dhunë konfliktet në provincat separatiste Abkazi dhe Oseti jugore, në mënyrë që të mund të hyje më shpejt në NATO.

Në takimin e Portorozhit ministrat e mbrojtjes diskutuan edhe për vështirësitë për të vënë në dispozicion 25.000 ushtarë që duhen për trupën e ndërhyrjes së shpejtë. Deri tani janë siguruar vetëm 80% e forcave që nevojiten sipas planifikimit. Deri në samitin e NATO-s në nëntor që do të zhvillohet në Riga duhet të jenë vënë mjaftueshëm ushtarë në dispozicion, për ta shpallur si të aftë për veprim këtë trupë. Ministri gjerman i mbrojtjes Jung tha, se as që shtrohet për diskutim reduktimi i numrit të parashikuar të forcave për këtë trupë. Gjermania do të marrë pjesë në trupën e ndërhyrjes së shpejtë me rreth 6.000 ushtarë.

  • Data 29.09.2006
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoP
  • Data 29.09.2006
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoP