Kritika të shumta ndaj ish - kancelarit gjerman | FOKUS | DW | 12.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Kritika të shumta ndaj ish - kancelarit gjerman

Për shkak të angazhimit të tij në shoqatën gjermano - ruse për përçuesit e gazit, janë shtuar kritikat ndaj ish - kancelarit gjerman Gerhard Shrëder. Kritika janë dëgjuar nga të gjitha partitë politike.

Shrëder dhe Putin: Miqësi apo diçka tjetër

Shrëder dhe Putin: Miqësi apo diçka tjetër

Në Poloni askush s'po mund ta besojë. Vendimi i ish - kancelarit gjerman Gerhard Shrëder për të pranuar postin e udhëheqësit të shoqatës gjermano - ruse për përçuesit e gazit, i ka befasuar edhe idhtarët e paktë të Shrëderit në këtë vend. Ndër ta është edhe kryetari i franksionit të Platformës qytetarëve të liberalëve konservator, Jan Rokita.
"Nuk mund ta besoj, sepse fjala është për ish - kancelarin gjerman. Në kontekstin politik mund të bëhet fjalë madje edhe për mundësinë e një sfondi të korrupsionit në marrëdhëniet me gaz mes Gjermanisë dhe Rusisë", thotë ai.


Polonia edhe ashtu është një kundërshtare e projektit për ndërtimin e përçuesit të gazit nëpërmjet detit lindor. Ajo mendon se Gjermania e ka dëmtuar autoritetin e Polonisë në skenën evropiane. Europarlamentari polak Vojçik Roshkovski thotë se politikanët evropianë e kanë lehtë të tregojnë me gisht drejt Polonisë, në rastet kur dyshohet për korrupsion dhe ndërlidhjen e ekonomisë dhe politikës, por jo edhe në rastin e Gjermanisë.
"Duket se ky është shpërblimi për një ish - kryeministër i cili vet i ka rrgulluar këto punë. Në këtë rast duket se i ka rregulluar për vendin e tij, por edhe për vete përsonalisht. Kjo nuk është në harmoni me standardet e vlefshme në Evropë. Eshtë ky një lloj korrupsioni, të cilin deri tani e kemi parë vetëm në Rusi".
"Paratë dhe partneriteti mes burrave". Ishte ky titulli i gazetës së sotme polake "Reç - pospolita", ku Shrëder kritikohet për mungesë instikti. Çmimi të cilin Shrëder duhej ta paguante në miqësinë burrërore me Putinin, ishte heqja dorë nga kritika, jo vetëm për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe krimeve ruse në Çeçeni, por edhe në gjërat tjera, shkruan ajo.
Ndërsa "Gazeta Viborçe", me orientim liberal, është madje e bindur se Shrëder e ka rrënuar plotësisht emrin e tij si politikan evropian. Ai i cili vetëm disa javë pas largimit nga zyra e kancelarit, futet në një sipërmarrje, shefi i së cilës është një agjent i dikurshëm i Shtazit, dhe ku udhëheqës i vërtetë i Këshillit drejtues është presidenti rus Vlladimir Putin, i rrënon në tërësi të gjitha arritjet e shtatë vjetëve të kaluara si kancelar.
Ndërtimin e përçuesit të gazit duke e evituar territorin e saj, Polonia e shikon si kërcënim të sigurisë së interesave të saj. Nuk është ndonjë befasi që pala gjermane nuk ka dashur të dëgjojë këto kritika. Kështu mendon edhe ish - ministri polak Jerzhi Smarxhinski, i cili shprehet plotësish i dëshpëruar.
"Miqësi të përherëshme nuk ka. Ka vetëm interesa të përherëshme. Për fat të keq, e këtillë është bota ku ne po jetojmë. Në Bashkimin Evropian, ku do të duhej të mbizotronte solidariteti, interesat paraqiten edhe më të rëndësishme", pohon ai.

  • Data 12.12.2005
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhB
  • Data 12.12.2005
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhB