Kritika të ashpra ndaj Konferencës Botërore të Klimës | Bota | DW | 14.12.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Kritika të ashpra ndaj Konferencës Botërore të Klimës

Shoqëria civile paralajmëron për dështimin e Konferencës Botërore të Klimës në Madrid për shkak të formulimeve të deklaratës përfundimtare. Negociimi i saj u shty deri të shtunën.

Përfaqësues nga shoqëria civile janë shprehur të tronditur për rrjedhën e bisedimeve në Konferencën Botërore të Klimës në Madrid. Drejtuesja e Greenpeace International, Jennifer Morgan, i cilësoi përfundimet aktuale të deklaratës si „mashtrim ndaj njerëzve në të gjithë botën" dhe „të papranueshme". Morgan kritikoi, që Kili, vendi që mban presidencën e radhës në këtë konferencë ka dëgjuar më shumë ndotësit e klimës dhe jo njerëzit.

Greenpeace: Jennifer Morgan (Greenpeace/Bas Beentjes)

Greenpeace: Jennifer Morgan

Drejtori i Iniciativës, Power Shift Africa, Mohamed Ado, tha se formulimet janë „katastrofike" dhe se e hedhin botën me vite pas, në vend që të reagojnë për ndryshimet e klimës. „Nëse do thoja ndonjëherë, se qeveritë e menderosën, këtë do ta thoja sot në Madrid", tha Ado.

Marokko | Sabine Minninger Klimaexpertin Brot für die Welt (DW/J. Thurau)

Sabine Minninger

„Gjendja aktuale e bisedimeve është një katastrofë, dhe nuk mund të jetë varianti përfundimtar", tha Sabine Minninger nga organizata humanitare „Bukë për Botën (Brot für die Ëelt). Edhe drejtuesja e delegacionit të WWF, Vanessa Perez-Cirera, deklaroi, se „jemi të shokuar për tekstin përfundimtar shumë të dobët." Sipas saj janë hequr referimet për emergjencën absolute të kontributeve që duhen për mbrojtjen e klimës në vitin 2020. Para një forcimi të krizës së klimës, kjo është e papranueshme.

Fronte të ashpërsuara

Në Konferencën Botërore për Klimën frontet janë ashpërsuar. BE, Gjermania dhe disa vende nuk janë dakord me tekstin përfundimtar të deklaratës, u tha të shtunën.

Mungon një thirrje e qartë për premtime më të mëdha në mbrojtjen e klimës vitin e ardhshëm, si ka qenë e parashikuar në planin ndërkombëtar. Shtetet me ndotjen më të lartë, si SHBA dhe Australia kërkojnë zbutjen e teksteve, që duhet të miratohen në fund, me konsesus.

Grindje ka pasur edhe për rregullimin e tregtisë së emetimeve të gazrave ndotës dhe mbështetjen financiare për vendet e varfra në luftë kundër ngrohjes globale. Sipas Marrëveshjes për Klimën në Paris, 2015, shtetet duhet të forcojnë në vitin e ardhshëm strategjitë e tyre për kufizimin e ngrohjes globale në një masë të pranueshme. Konferenca tjetër Botërore e Klimës zhvillohet në Glasgou, Britaninë e Madhe.

 

 

la/(Afp,dpa)