Kritika ndaj projektit të presidentit Bush për mbrojtjen e klimës | Politika | DW | 02.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Kritika ndaj projektit të presidentit Bush për mbrojtjen e klimës

Në Uashington Bush paraqiti inisiativën e tij për klimën. Kjo strategji e re nuk e ndryshon realitetin. Qeveria amerikane konsiderohet një nga bllokueset e mbrojtjes së klimës

Aktivistë të Greenpeace lajnë peshqit e ngordhur para Portave të Brandenburgut, 21 maj 2007

Aktivistë të Greenpeace lajnë peshqit e ngordhur para Portave të Brandenburgut, 21 maj 2007

Aktivistët për mbrojtjen e klimës janë të zemëruar për strategjinë e papritur të presidentit Bush, paraqitur vetëm pak ditë para mbajtjes së samitit të G8-s në Hailigendamm, ku klima do të dominojë bisedimet. Kurt Davies nga organizata "Greenpeace": "Është reklamë e pastër dhe në nivel të ulët. Nga shtetet e G8-s Bush e mori një goditje, Merkel dhe Bler kanë bërë presion ndaj amerikanëve për pasivitetin e tyre. Pikërisht kësaj përpiqet t'i shpëtojë ai."

Presidenti amerikan bëri thirrje që të 15 vendet e industrializuara të mblidhen për negociata të reja të klimës në vjeshtë të këtij vitit. Bush: "Deri në fund të vitit të ardhshëm, SHBA-të dhe vendet e tjera dueht të përcaktojnë qëllimet afatgjata për reduktimin e gazrave ndotës të ambientit. Kjo pas takimeve të rregullta të emetuesve më të mëdhenj të gazrave ndotës, ndër ta edhe Kina e India."

Se si do t'i arrijë këto qëllime secili shtet, kjo mbetet detyrë e qeverive përkatëse. Për studiuesin e klimës, Alden Majer nga "Concerned Scientists" ky hap nuk mjafton dhe inicciohet shumë vonë:
"Pas gjashtë vjetësh pasiviteti, presidenti tanimë do të flasë për këtë temë 18 muaj."

18- muaj, derisa Bush të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Kurt Davies e cilëson strategjinë e Bushit manevër për largimin e vëmendjes.
"Është njëlloj sikur ai do të blejë një biletë për një tren që është në gjysëm të rrugës për në Nju Jork. Ai del kaq vonë me këtë temë, sqë askush në Amerikë dhe në botë nuk do ta besojë."

Përkundër kësaj presidenti Bush theksoi se gjatë mandatit të tij, ai ka arritur sukses të madh në mbrojtjen e klimës, para së gjithash në fushën e hulumtimeve dhe të zhvillimit të teknologjive të mirëpranueshme për klimën.

"Teknologjitë e reja janë rruga e përballimit të sfidës së ngrohjes globale. Në këtë aspekt SHBA-të janë në pararojë. Bota ndodhet para ndryshimeve të mëdha në çështjen e mbrojtjes së klimës."

Uashingtoni është i gatshëm, t'ja ofrojë këto teknologji vendeve të tjera, shtoi Bush dhe kërkoi në të njëjtën kohë heqjen e kufizimeve të doganave, me qëllim të nxitjes së këtij shkëmbimi."

Studiuesi Alden Majer nga ana e tij e kritikon këtë hap. "Përvoja ka treguar se edhe zhvillimi i teknologjive të tillë, ka nevojë për kufizimin e emetimeve, një çmim të arsyeshëm me qëllim që politika mbrojtëse për ambientin të zbatohet në realite."

Pikërisht për këtë nuk do t'ja dijë presidenti Xhorxh Bush. Propozimin e kancelares Angela Merkel që në Hailigendam të bëhet i deytrueshëm përgjysimimi i reduktimit të gazit karbonik, presidenti Bush e ka refuzuar. Me njoftimin e tij për marrjen e një roli udhëheqës të SHBA-ve në mbrojtjen e klimës, ai nuk ka treguar ndonjë shenjë për kompromis në Hailigendam.

Kurt Davies nga "Greenpeace": Shtetet e G8-s thënë hapur do ja dilnin më kollaj mbanë pa Bushin. Ata duhet të vazhdojnë të respektojnë marrëveshjen e Kiotos. Këshilla jonë është që të injorohet administrata e Bushit. Bush është demode."

  • Data 02.06.2007
  • Autor Linda Staude
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqm3
  • Data 02.06.2007
  • Autor Linda Staude
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqm3