Kritikë në Kinë ndaj sistemeve sociale të vendit | Bota | DW | 25.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kritikë në Kinë ndaj sistemeve sociale të vendit

Gjëra të rralla po ndodhin në Kinë: Në studime të reja po shprehet hapur kritikë - fillimisht ndaj padrejtësive të sistemit ndërkohë të orientuar nga fitimi dhe së fundi edhe ndaj thellimit të hendekut midis të pasurve dhe të varfërve; dhe ajo që të habit më tepër në këtë mes: studimet e diskutueshme deskutohen në mediet shtetërore kineze. Për pak të krijohet përshtypja se udhëheqja kineze po ndjek një kurs të ri. Një vështrim nga Fu Yue.

Varfëria në Kinë: Një burrë duke lypur me fëmijën në prehër

Varfëria në Kinë: Një burrë duke lypur me fëmijën në prehër

Ndoshta në asnjë vend tjetër nuk lindin më shumë fëmijë me prerje cezariane sesa në Kinë. Në spitalet e atjeshme gjysma e foshnjeve lindin në këtë mënyrë! Është ky një shembull domethënës për zhvillimet absurde në sistemin shëndetsor kinez. Orientimi vetëm nga fitimi i bën mjekët që të kryejnë prerje cezariane edhe atëherë kur nuk është nevoja nga ana mjekësore. Por kështu fitohet dukshëm më tepër dhe veç kësaj edhe lindjet dhe oraret e punës parashikohen në mënyrë më efikase.

Por dersa nga njëra anë pa qenë nevoja mjekësi luksoze, pjesë të tëra të popullsisë mbeten pa gjë, thuhet në një raport të sapopublikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë së bashku me kërkues kinezë. Në të sistemi shëndetësor kinez cilësohet si një prej më të padrejtëve në botë. Vetëm të kamurit kanë qasje në shërbimin shëndetësor. Edhe vetë nëpunësit e lartë rrënohen financiarisht në raste sëmundjesh në familje.

Björn Alpermann, studies për Kinën në Institutin Aziatikolindor në Universitetin e Këlnit shpjegon:

"Popullsia e qyteteve furnizohet në pjesën më të madhe nga sistemi i sigurimeve shoqërore, por edhe vetë në radhët e qytetarëve ka ndërkohë grupe që po bien nga rrjeta pritëse sociale, si për shembull punëtorët shëtitës apo njerëz që hiqen nga puna në shtet ose nuk mund të punësohen më, pra që nuk marrin më rrogë. Edhe në qytete po formohen shtresa të ulta, që nuk kanë më qasje në shërbimet publike. Por kontrasti më i madh është midis qytetit dhe fshatit ose midis bregdetit lindor që është relativisht i zhvilluar e me mirëqenie dhe pjesës tjetër të prapambetur, asaj qendrore dhe rajoneve perëndimore, që janë shumë mbrapa zhvillimit që po ndodh në pjesën bregdetare."

Hendeku në rritje midis nivelit të qytetit dhe të fshatit, midis lindjes dhe perëndimit, por edhe midis të varfërve dhe të pasurve brenda për brenda qyteteve është tema e një raporti senzibilizues të ministrisë kineze për punë dhe siguri sociale. Sipas tij vitin e kaluar të ardhurat mesatare për frymë në fshat ishin rreth 355 dollarë. Kjo përbën më pak se një të tretën e të ardhurave mesatare për frymë në qytet. Dhe vërtet këshilltarët qeveritarë paralajmërojnë për rrezikun që në vitin 2010 hendeku midis të pasurve dhe të varfërve të kalojë kufirin ku rrezikohet qëndrueshmëria sociale. Që tani 10 për qind e më të pasurve në qytet zotërojnë 45 për qind të pasurisë në qytete; ndërsa 10 për qind e më të varfërve vetëm 1,4 për qind.

Hendeku i mirëqenies po bën që sot që nëpër rrugë të protestojnë gjithnjë e më shumë humbës prej reformave. Zyrtarisht vitin e kaluar u regjistruan më shumë se 74.000 protesta, shumë prej tyre në fshatra. Në fakt qeveria qendrore është përpjekur vitet e fundit që t'ua lehtësojë barrën fshatarëve me anë të uljes së taksave, por ajo duket e pafuqishme përballë korrupsionit masiv dhe para së gjithash përballë sekuestrimit të tokës për projekte jotransparente me pronat e patundshme.

Kritika e hapur, e pazakonshme ndaj shpërndarjes së padrejtë të të ardhurave dhe ndaj sistemit shëndetësor e atij arsimor në mediet shtetërore kineze ushqen spekulimet për një ndërrim kursi nga udhëheqja kineze. Madje për disa vëzhgues të Kinës po afrohet një qërim hesapesh me kursin neoliberal të qeverisë së mëparshme nën drejtimin e Jiang Zeminit.

  • Data 25.08.2005
  • Autor Fu Yue
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOF
  • Data 25.08.2005
  • Autor Fu Yue
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOF
Reklamë