Kritikë e përmbajtur për sulmin ajror në Kana | Bota | DW | 31.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kritikë e përmbajtur për sulmin ajror në Kana

Qeveria gjermane vazhdon të punojë për zgjidhje politike në Lindjen e Mesme

Shkatërrime në Bejrut pas një sulmi ajror

Shkatërrime në Bejrut pas një sulmi ajror

Sulmi i së dielës ndaj fshatit libanezojugor Kana me mbi 50 civilë të vrarë ka shkaktuar moskuptim në Gjermani. Në një telefonatë me kryeministrin britanik Tony Blair kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu dje keqardhje dhe pikëllim të thellë për pasojat e sulmit ajror izraelit.

Përdorimi i mjeteve ushtarake duhet të jetë proporcional - kështu u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel pas sulmeve ajrore izraelite ndaj fshatit libanezojugor Kana të dielën. Këtë formulim përdori edhe zëdhënësi i qeverisë Ulrich Wilhelm, i cili përndryshe shmangu çdo kritikë ndaj veprimeve të Izraelit. Wilhelm deklaroi që:"... edhe gjatë ushtrimit të së drejtës për vetëmbrojtje çdo përdorim dhune ushtarake duhet të jetë proporcional. Këtu hyn edhe shmangja me çdo kusht e viktimave në radhët e popullsisë civile. Aktualisht po zhvillohen hetime në forcat e armatosura izraelite dhe mendoj se duhet të presim përfundimet."

Qeveria gjermane e vlerëson si shenjë pozitive për armëpushim të vazhdueshëm ndërprerjen e kufizuar të sulmeve ajrore nga ushtria izraelite ndaj objektivave në jug të Libanit. Kjo gjendje duhet shfrytëzuar për të arritur sa më parë armëpushim të vazhdueshëm, tha zëdhënësi qeveritar Wilhelm:"Qeveria gjermane është e bindur se konflikti mund të zgjidhet vetëm në kuadër të një marrëveshjeje të plotë politike. Kjo përfshin edhe ndalimin për gjithmonë të sulmeve ndaj Izraelit - këtë e kemi bërë të qartë herë pas here."

Sipas qeverisë gjermane udha drejt një paqeje afatgjatë kalon përmes Kombeve të Bashkuara. Tani nevojitet kontributi i Këshillit të Sigurimit, shpjegoi Gernot Erler, ministër shteti në ministrinë e punëve të jashtme:"Natën u miratua një qëndrim, nuk ishte rezolutë, dhe për herë të parë ai u miratua bashkarisht nga të 15 anëtarët, gjë që ishte penguar herën e fundit. Kjo tregon se Këshilli i Sigurimit e sheh se sa i rëndësishëm është tani roli i tij."

Në fakt dënimi i Izraelit u pengua nga qëndresa e SHBA. Por vetë marrjen e një qëndrimi të përbashkët pa u kundërshtuar nga SHBA Erler e vlerëson si përparim, megjithëse në tekst dallon vetëm konsensus minimal. Sipas vlerësimit të Erlerit, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për veprimet e Izraelit ka ndryshuar tashmë: "Krijohet përshtypja se ushtrohet trysni e madhe nga Amerika. Në Amerikë kuptohet rreziku për imazhin si të Izraelit ashtu edhe të Amerikës lidhur me tragjedinë e Kana-s."

Në rast se Këshilli i Sigurimit merret vesh për një rezolutë, atëherë kjo sipas të gjitha gjasave do të parashikojë edhe dërgimin e një trupe paqeje në zonën kufitare midis Izraelit dhe Libanit. Se a do të marrin pjesë në të ushtarë gjermanë, këtë ushtria gjermane vazhdon ta lerë të hapur. Fillimisht duhet të ekzistojë mandati përkatës i Kombeve të Bashkuara, pastaj do të shqyrtohet përfshirja e ushtrisë sonë - thuhet.

  • Data 31.07.2006
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKm
  • Data 31.07.2006
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKm
Reklamë