Më shumë drejtësi do të sillte më shumë paqe në Ballkanin Perëndimor.
Mohimi i krimeve dhe glorifikimi i krimeve të luftës, vazhdojnë të mbeten problem në vendet e ish-Jugosllavisë thotë Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte. Një ministër e ka quajtur gjenocidin e Srebrenicës të pa vërtetë dhe një deputet parlamenti uron Mlladiqin për krimet e bëra, duke i quajtur ato aksione ushtarake madhështore. "Konseguenca është e qartë: mohimi dhe glorifikimi janë duke e destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe duke penguar pajtimin," thotë prokurori Brammertz. Përfaqësues të komuntetit ndërkombëtarë paralajmërojnë për rreziqet e rritjes së tolerancës ndaj këndvështrimeve nacionaliste, sidomos në Bosnjë- Hercegovinë, Kroaci dhe Serbi.