Krimet e komunizmit nuk harrohen | Politika | DW | 27.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Krimet e komunizmit nuk harrohen

Pas rënies së komunizmit në vitin 1989, Këshilli i Evropës i krijuar më 1949 si organizatë politike më e vjetër në Evropë, përjetoi një hov të ri. Parlamentarët evropianë në Strasburg dënojnë krimet e komunizmit

Këshilli i Evropës

Këshilli i Evropës

A nuk kanë halle të tjera anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të Këshillit të Evropës, mund të pyesë shumëkush. 15 vjet pas rrëzimit të bllokut lindor, delegatët dënojnë krimet e komunizmit. Në plan të parë duket sikur kjo formë e gjykimit vjen pak vonë. Në anën tjetër, kjo duket shumë e hershme, sepse gjykimi është bërë me gjysëm zemre. Parlamentarët evropianë në Strasburg nuk mundën të bien dakord as për organizimin e një konference për temën e sundimit të dhunës, e as për krijimin e një muzeu për miliona viktima të komunizmit, as të kërkojnë nga qeveritë ndërmarrjen e hapave ligjore kundër autorëve të dhunës së kohës së komunizmit.

Shume parlamentarë, para së gjithash,jo vetëm ata të lindjes dhe juglindjes, nuk duan të ballafaqohen me periudhën e sundimit komunist.

Pse? Kujt i frikësohen ata? Fundit të karrierës, nëse do të hapeshin aktet e dosjeve të shërbimeve sekrete? Apo ndjekjes gjyqësore, nëse ata kanë pasur ndikim në ndjekjen e njerëzve të pafajshëm?

Eshtë e vërtetë se përmes gjykimit, që i është bërë komunizmit synohet barazimi me fashizmin. Po ndodh diçka që duket po vendoset një lloj barazpeshe në mes vuajtjeve, kërkimit të faljes dhe sqarimit të kohës së një diktature. Ata parlamentarë të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, të cilët nuk duan të konfrontohen me të kaluarën e sundimit komunist i shërbejnë mallit të njerëzve për qetësi. Shumë njerëz të Evropës Lindore hezitojnë me dëshirë t'i heqin vizë se kaluarës. Ata i kthehen asaj vetëm nëse ka të bëjë me futjen nën rrogoz të krimeve të komunistëve.

Ai që mendon kështu nuk e ka kuptuar esencën e demokracisë. Ajo mund të kultivohet vetëm atje ku dinjiteti i njerzëve mbrohet, ku secili për veprimet e tija do të jetë përgjegjës edhe në kuptimin gjyqësor. Nëse formulohet ndryshe, atëherë tingëllon kështu: Ai i cili merr në mbrojtje autorët e krimeve, i shfajëson krimet e diktatorëve, ai nuk është demokrat. Eshte mirë dhe e drejtë, që Këshilli i Evropës merret me këtë temë. Fantazma e komunizmit, ende nuk është zhdukur teresisht nga Evropa. Akoma është e pranishme hija e kësaj fantazme në pallatin presidencial të Bjellorusisë, në kazermat e ushtrisë serbe, tek zyrtarët shqiptare, në hapësirat e redaksive ruse apo tek shërbimet e fshehta rumune.

Edhe pas përfundimit të Bashkimit Sovjetik në shumë vende lindore evropiane jeton "homo sovjeticus", dhe së bashku me të, edhe përfytyrimi armiqësor ndaj NATO-s dhe Perëndimit, ndaj organizatave të financuara prej tyre, siç janë organizatat joqeveritare.

  • Data 27.01.2006
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqr5
  • Data 27.01.2006
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqr5