Krijohet gjysma e qeverisë së ardhshme | FOKUS | DW | 13.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Krijohet gjysma e qeverisë së ardhshme

Presidiumi i Partisë Socialdemokrate u njoh sot në Berlin me emrat që do të marrin poste në kabinetin e drejtuar nga Angela Merkel. Franc Müntefering do të jetë Zëvendëskancelar dhe Ministër i Punës.

Franc Müntefering, pritet të bëhet Zëvendëkancelar

Franc Müntefering, pritet të bëhet Zëvendëkancelar

Partia Socialdemokrate bëri të ditur sot emrat e tetë ministrave që do të dërgojë kjo parti në qeverinë e ardhshme gjermane të drejtuar nga Angela Merkel. Kryeministri i Landit të Brandenburgut, Mathias Platzek i bëri të ditur emrat pas një takimi të zhvilluar po sot në Berlin të presidiumit të Partisë Socialdemokrate.

Faktin që Franc Muntefering do të behet minister i punës dhe zëvendëskancelar, Platzchek e quajti vendim shumë të mire për të gjithë socialdemokratët në Gjermani.

Ministër i jashtëm pritet të bëhet Frank Walter Steinmeier, i cili ka qenë deri tani ministër në kancelari kurse Heidemarie Wieczorek Zeul, mbetet Ministre e zhvillimit. Wolfgang Tiefensee, mendohet të marrë postin e Ministrit të transportit dhe ndërtimeve në lindje dhe për Platzeck, kjo ishte dëshirë e gjermanolindorëve.

Ministre e shëndetësisë mbetet Ulla Schmidt, dhe Ministre e Drejtësisë mbetet Brigitte Zypries. Ministër i ambientit bëhet Sigmar Gabriel. Ministër i financave Peer Steinbrück, ish kryeministër i Landit Nordrhein Westfalen. Kryesimin e Grupit Parlamentar të Socialdemokratëve do e marrë Ministri i deritanishëm i Mbrojtjes, Petër Shtruk, i cili e ka kryer edhe më parë këtë dëtyrë. Kryetari i Partisë socialdemokrate Franz Myntefering prezantoi personelin që do marrë pjesë në kabinet paraprakisht para Presidiumit të Partisë Socialdemokrate.

Mbasdite, emrat pritet të prezantohen para Grupit Parlamentar të Partisë. Në fund do bëhet prezantimi për publikun e gjerë. Të hënën pritet që Unioni CDU-CSU të bëjë publike emrat e ministrave të tij.

Dje Kancelari i deritanishem Gerhard Schreder i dha fund te gjitha spekullimeve duke deklaruar hapur se nuk do të marrë pjesë në qeverinë e ardhshme gjermane.

  • Data 13.10.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiM
  • Data 13.10.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiM