Krijohen trupat elite të BE | Evropa | DW | 07.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Krijohen trupat elite të BE

Ministrat e mbrojtjes të shteteve anëtare të BE vendosën në Bruksel për krijimin e trupave elite të ndërhyrjes së shpejtë.

BE harmonizon qëndrimet rreth trupave elitë

BE harmonizon qëndrimet rreth trupave elitë

Ishte ky një propozim i përbashkët britaniko - gjermano - francez, që deri të vitin 2007 të krijohet një trupë prej 1.500 ushtarësh e cila do të ishte në gjendje ndërhyrje brenda 15 ditësh dhe të cilat do të mund të luftonin pa ndihmë nga të tjerët deri në 120 ditë.
Ushtarët elitë duhet të jenë të përgatitur për ndërhyrje në situata të vecanta dhe në situatat e luftrave qytetare. Ata duhet të jenë të gatshëm për ndërhyrje në xhungël, në shkretëtirë por edhe në qytete të mëdha. Britanikët dhe francezët kanë për synim kryesor ndërhyrjet në Afrikë. Si një udhërrëfim mund të shërbejë misioni Artemis i BE në pjesën lindore të Republikës së Kongos, në qershor të vitit 2003. Në këtë ndërhyrje me synim evitimin e luftës qytetare, morën pjesë kryesisht ushtarët e Francës. Minstri irlandez i mbrojtjes, Michael Smith thotë: "BE duhet të jetë në gjendje të veprojë shpejt. Trupat për ndërhyrje të shpjetë janë një prej qëllimeve tona kryesore për të cilat ka një interes të vecantë edhe OKB".
Këto trupa të reja luftarake duhet të jenë të pavarura prej trupave të tjera të BE që do të numrojnë rreth 60.000 ushtarë. Gjermania ka mbështetur krijimin e trupave elitë, por mbetet kontestuese nëse është në gjendje të ofrojë edhe numrin e duhur të ushtarëve për këto misione. Të paktën deri tani nuk është kumtuar se si do të sigurohen këto trupa. Ministri gjerman i mbrojtjes Peter Shtruk, nuk ishte fare në këtë takim të ministrave të shteteve anëtare të BE, të zhvilluar në Bruksel.
BE do të krijojë një strukturë komanduese prej 100 përsonash, e cila do të hartojë edhe planet dhe të drejtojë misionet e ardhëshme të BE. Por duhet patur kujdes që të mos krijohen struktura konkurrencë ose paralele me NATO-n. Kryeministri britanik Toni Bler tha se ky është edhe kushti kryesor për mbështetjen e krijimit të këtyre trupave.
I ngarkuari i posacëm i BE për politikën e jashtme dhe sigurinë, Havijer Solana tha se në Bruksel duhet krijuar një shtab të posacëm ushtarak, ndonëse Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania do të mbajnë qendrat e tyre udhëheqëse: "Ne me plot dëshirë do të krijonim një strukturë e cila do të na mundësonte planifike dhe vendime të shpejta. Në qoftë se synojnë ndërhyrjen e shpejtë të trupave, atëherë duhet të kemi edhe mundësinë e marrjes së shpejtë të vendimeve", theksoi Solana.
Deri në qershor pritet të përfundojnë planet për krijimin e këtyre trupave. Prej cila vendesh do të jenë ushtarët dhe paisjet e tyre, edhe më tej mbetet një pyetje pa përgjigje, sepse që tani shtetet anëtare të BE, të cilat njëkohësisht janë edhe anëtare të NATO-s, e kanë të vështirë të sigurojnë përsonelin dhe materilaet për ekipet e rindërtimit në Afganistan.
Ndërkohë që ministrat e mbrojtjes ritheksuan premtimin e tyre që këtë vit të marrin për sipër misionin në Bosnje - Hercegovinë. Ky mision kërkon rreth 8.000 ushtarë, dhe do të ishte më i madhi i BE deri më tani. Kanë mbetur edhe disa paqartësi për t'u shpjeguar me SHBA, të cilat kanë rezervuar për trupat e tyre kërkimin e përsonave të akuzuar për krime lufte. Një vendim formal për këtë cështje pritet në samitin e NATO-s që do të zhvillohet në qershor.
Ministrat e mbrojtjes kanë planifikuar që deri në fund të vitit të krijojnë edhe një agjensi për koordinimin e aksioneve rreth armatimit të këtyre trupave.

  • Data 07.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHh
  • Data 07.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHh