Kreu i gjeneratës së dytë të RAF-it | Gjermania | DW | 12.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kreu i gjeneratës së dytë të RAF-it

Kush ishte Brigitte Mohnhaupt?

Brigitte Mohnhaupt

Brigitte Mohnhaupt

Brigitte Mohnhaupt, një nga drejtueset e fraksionit të ushtrisë së kuqe, do të dalë nga burgu pas 24 vjetësh. Këtë e vendosi tani gjykata e lartë e landit në Stuttgart. Asaj i takon heqja e pjesës së mbetur të dënimit.
Me 22 janar gjykata e lartë e landit në Stuttgart shqyrtoi "rastin Mohnhaupt".

Brigitte Margret Ida Mohnhaupt është degjuar për herë të fundit në shkurt të 2006. Atëherë gjykata e pat refuzuar kerkesën e saj për nderprerjen e pjesës së mbetur të dënimit. Argumentimi ishte i qartë: Pesha e jashtezakonshme e akteve të kryera kërkon kryerjen e mëtejshme të dënimit. Por tani ajo do të lirohet pas 24 vjetesh kryerje denimi. Nderkohë Mohnhaput ndodhet në burgun Aichach të Bavarisë. Një ekspertizë e psikologëve ateston parrezikshmërinë e saj, ajo nuk përbën më rrezik thuhet në të.

Deri tani drejtuesja e gjenerates së dyte të RAF-it (fraksioni i ushtrisë së kuqe) nuk është shprehur për vrasjet në të ashtuquajturën "vjeshta gjermane" 1977. Megjithatë prokuroria shtetërore ka kërkuar lirimin e saj. Brigitte Mohnhaupt 1985 u dënua pesë herë me burgim të përjetshëm dhe me 15 vjet heqje lirie. Një dënim rekord në historinë e drejtësisë gjermane. Ajo akuzohet se ka vrarë presidentin e atëhershëm të punëdhënësve Hans-Martin Schleyer. Pak më vonë, në të njëjtin vit 1977 ajo duhet të ketë vrarë prokurorin e përgjithshëm Siegrid Buback dhe shefin e bankës gjermane Jürgen Ponto. E diskutueshme mbetet deri sot në se të shtenat vrastare erdhën nga Brigitte Mohnhaupt. Deshmuar është që ajo ka drejtuar sulmet.

RFGJ përjetoi atë vjeshtë një gjendje të jashtëzakonshme, që zgjati 44 ditë. Kufijtë e së ligjshmes, kushtetueses u kapërcyen disa herë. Shteti juridik tregoi forcë. Në procesin e Stutgartit Mohnhaupt ra në sy përmes qëndrimit të saj radikal,
të pakompromis. Kryegjykatësi i atëhershëm Günter Grebe kujton:

"Ajo që më ka preokupuar jashtëzakonisht, ka qenë potenciali i pamatë i urrejtjes dhe përcmimit të njeriut që del në pah ketu."

Brigitte Mohnhaupt ishte terroriste e RAF-it e orëve të para. Kur udhëheqësi i dikurshëm Andreas Baader, Ulrike Meinhoff, Gudrun Ensslin dhe Jan-Karl Raspe ndodheshin në burgun e sigurisë së lartë të ndertuar ekstra për anëtarët e RAF-it në Stuttgart Stammheim, Brigitte Mohnhaupt u ngarkua personalisht nga Baader dhe Meinhoff, që të merrte drejtimin e RAF-it. Ishte ora e lindjes së gjeneratës së dytë të RAF-it.

Brigitte Mohnhaupt si shumë të tjerë të skenes së majtë terroriste të viteve 70 nuk dha asnjë shenjë të pikëpamjeve radikale kur ishte nxënëse. Mësuesi i saj i dikurshëm Rudolf Schmiech: "Ajo ishte një nxënëse me rezultate të mira, biles shumë të mira. Megjithatë jo shumë e zellshme dhe jo shumë e interesuar. Sidoqoftë hynte tek nxenesit me të mirë."

Aq më të habitur ishin nxënësit, mësuesit dhe shokët kur Brigitte Mohnhaupt u zhduk. 1967 ajo bëri maturën, pastaj shkoi në Münih për studime, atëherë mendohet se gjeti kontakt me skenën terroriste. Para arrestimit të saj të dytë 1985 ajo ishte arrestuar edhe një herë ndermjet 1972 dhe 77. Që prej 24 vjetësh ajo vuan dënimin. Vetë Jërg Schleyer, i biri i presidentit të vrarë Hans-Martin Schleyer, e pranon lirimin e parakohshëm të Brigitte Mohnhaupt.

"Si pala e prekur do të thoja po. Sigurisht që si i prekur duhet t´i shtrish pastaj edhe dorën. Mendoj se është koha pas 24 vjetësh që t´i shtrish dorën. Sigurisht që për të gjithë do të kishte qenë më e lehtë, nqs nga ana tjetër do të vihej re një gjest. Unë nuk dua të flas aspak për pendesë, kjo do të ishte edhe e pavend.

  • Data 12.02.2007
  • Autor Volker Wagener
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxZ
  • Data 12.02.2007
  • Autor Volker Wagener
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxZ