Kreu i diplomacisë gjermane Fisher i kërkon qeverisë sudaneze të ndërhyjë për t´i dhënë fund katastrofës humanitare në Darfur | Bota | DW | 13.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kreu i diplomacisë gjermane Fisher i kërkon qeverisë sudaneze të ndërhyjë për t´i dhënë fund katastrofës humanitare në Darfur

Në kuadër të vizitës dyditore që po zhvillon në Sudan, ministri i jashtëm i Gjermanisë, Joshka Fisher, u takua në Kartum me homologun sidanez Mustafa Ismail dhe me presidnetin e vendit Omar el Bashir. Qellimi i bisedimeve ishte zgjidhja e krizës dhe fundi i katastrofës humanitare të refugjatëve në provincën Darfur.

Refugjatë në Sudan, Darfur

Refugjatë në Sudan, Darfur

Joshka Fisher parashtroi sërish kërkesën e OKB-së për të cilën është rënë dakord midis qeverisë sudaneze dhe OKB-së në një marrëveshje përkatëse. Milicët duhet të carmatosen dhe qeveria duhet të garantojë sigurinë për popullsinë civile: "Përmbushja e këtyre detyrimeve ka si kusht nga njëra anë bahskëpunimin dhe nga ana tjetër të kuptuarit qartë të pozicionit të bashkësisë ndërkombëtare. Ky ëhstë pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. Marrëveshjet duhet të rrespektohen sa më shpejt që të jetë e mundur, se po rrezikohen jetë njerëzish."

Ndaj këtij apeli ministri i jashtëm sudanez reagoi disi i papërmbatjur: qeveria ka pasur një javë kohë për zbatimin e marrëveshjes. "Ne po bëjmë atë që mundemi, nëse mendoni, se nuk do t´ia dalim mbanë, atëherë ejani e bëjeni vetë këtë punë."

Qeveria në Kartum do të dërgojë disa mijëra forca të policisë në rajonin perëndimor Drafur. Por plani kohor nuk është përcaktuar dhe as nuk janë publikuar detaje për carmatimin e milicëve. Prej kësaj do të varet shumë gjatë javëve të ardhëshme. Nëse qeveria në Kartum u përmbahet marrëveshjeve, atëherë Këshilli i Sigurimit do të reagojë pozitivisht, theksoi ministri Fisher. Por nëse nuk zbatohen marrëveshjet, Këshilli i Sigurimit mund të nxjerrë nga sirtari projektrezolutën që parashikon sanksione ndaj Sudanit. Gjermania është për këtë rezolutë. Bashkëbiseduesit e Fisherit në Kartum e hodhën poshtë opcionin e rezolutës, duke nënvizuar se po ushtrohet shumë presion ndaj vendit dhe kjo nuk është aspak produktive.

Ç´ëhstë e vërteta bashkësia ndërkombëtare nuk ka shumë mjete presioni. Qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare është që ky shtet afrikan të mos shpërbëhet si pasojë e konfliktit. Nëse nuk do të zgjidhet kriza e Darfurit, atëherë do të dështojë edhe marrëveshja e paqes e arritur me aq mundim mes Veriut dhe Jugut të vendit: "Marrëveshja ofron një shans të madh, dhe ne jemi të interesuar që të ruhet integriteti territorial i Sudanit. Nëse Sudani do të shpërbëhet, atëherë do të kishim të bënim me një katastrofë, përmasat e së cilës mund të jenë të paparashikueshme."

Fisher vuri në dukje, se pa zgjidhjen e krizës në Darfur Sudani nuk do të marrë mbështetje nga Gjermania apo nga BE-ja. BE është duke shqyrtuar mundësitë për një reagim më të ashpër ndaj Sudanit për shkak të dramës së refugjatëve në provincën e Darfurit. Kryetari i Këshillit të Ministrave të BE-së, ministri i jashtëm holandez Bernard Bot, theksoi në Bruksel, se BE-ja në rast nevoje do të ndjekë poliitkën e "kulacit dhe kërbacit" kundër regjimit në Kartum. Në një deklaratë të ministrave të jashtëm udhëheqjes në Sudan i kërkohet të kujdeset për sigurinë në rajonin e krizës dhe të lejojë pa rezerva ndihmat humanitare. Komisioni i BE-së e rriti në 18 miliardë euro ndihmën financiare për mëse 1 milionë refugjatët e blokuar në Darfur.

Në Darfur gjendja është e mjerueshme, qindra mijëra që kanë marrë arratinë kërcënohen nga uria. Qeveria megjithatë ka bërë disa lëshime dhe nuk po i pengon organizatat e ndihmës që të veprojnë në rajonin e krizës. E vetma pengesë e madhe për punonjësit e organizatave të ndihmës është mungesa e sigurisë në Darfur. Luftimet dhe sulemt janë ende në rend të ditës dhe punonjësit humanitarë nuk mund të depërtojnë në pjesën më të madhe të territorit.

  • Data 13.07.2004
  • Autor Nina Verkheuzer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSj
  • Data 13.07.2004
  • Autor Nina Verkheuzer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSj
Reklamë