Krerë të fesë myslimane i shkruajnë letër të hapur papës | Politika | DW | 16.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Krerë të fesë myslimane i shkruajnë letër të hapur papës

Një grup prej 38 teologësh të njohur dhe myftinj myslimanë kanë pranuar ripozicionimin e papa Benediktit të XVI ndaj fjalimit të tij aq të përfolur në Regensburg të Gjermanisë.

Papa Benedikti i XVI

Papa Benedikti i XVI

Papa gjatë vizitës së tij në shtator në Gjermani citoi një perandor mesjetar, i cili vlerësonte, se profeti Mohamed i ka sjellë botës "vetëm të këqija dhe antihumanizëm". Më vonë papa shprehu keqardhjen e tij mbi pasojat e fjalimit. Letra e hapur e krerëve të fesë myslimane do t'i dorëzohet këtë dielë Vatikanit. Kjo letër u botua në fundjavë në faqet e internetit të gazetës së njohur "Islamica". Ajo mund të interpretohet si një ofertë për dialog.


Një "dialog nga zemra dhe arsyeja" i ofrojnë 38 përfaqësues të njohur të islamit krishtërimit. Në një letër të hapur të botuar në internet drejtuar Papa Benediktit të XVI, ndër ta edhe myftinj të mëdhenj nga nëntë vende myslimane dhe dijetarë nga dhjetë vende të tjera si Arabia Saudite dhe Irani, krerët myslimanë shprehen se duhet ikur nga "zemërimi i rrugëve" dhe se të dyja palët duhet të përballohen me respekt dhe mirëkuptim në një dialog të hapur.

Vetëm kundërshtarë të ngurtë pohojnë se nuk ekziston ndër myslimanë gadishmëria për dialog paqësor. Secili nga nënshkruesit me këtë ka shprehur vërtet një qëndrim të ri.

Risi është fakti që janë grumbullaur së bashku të moderuar dhe dijetarë nga vende të ndryshme, si Irani dhe Maroku, Kosova dhe Malajzia, Turqia apo Rusia.

Një risi e rëndësishme kjo, sepse deri më tani zëra të tillë kanë qenë të vetmuar dhe humbisnin në zhurmën dhe kaosin, të cilin e inskenojnë fanatikët dhe pasuesit e tyre nëpër rrugë.

Edhe tani është e pasigurtë se sa peshë do të ketë apeli i 38 përfaqësuesve të njohur myslimanë që t'i vihet si kundërpeshë fanatikëve.


Do të ishte mjaft e rëndësishme fillimisht që kjo letër të shpërndahët jo vetëm në faqet amerikane të internetit, por të përhapet sa më shumë në vendet nga vinë nënshkruesit e saj. Sepse kjo është vërtet një letër drejtuar papës, por ajo është njëkohësisht edhe një mesazh ndaj myslimanëve në të gjithë botën.
Pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare dhe konkurencën mes sunitëve dhe shiitëve.


Dialogu i kërkuar apo ofruar nuk duhet të kufizohet vetëm në nivelin teologjik. Fjala nuk është thjesht tek mirëkuptimi i dyanshëm mes "figurave të dijes fetare" mbi çështjet teologjike, por këta duhet të jenë model për masat e gjera, si në botën myslimane shtua edhe atë katolike, të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën, kanë frikë prej njëra-tjetrës, polemizojnë ose madje bëhen aktivë kundër njëra-tjetrës.

Letra e 38 personalieteteve nga bota myslimane duhet kuptuar si një apel politiko-shoqëror, të cilën e kanë mjaft të nevojshëm të dyja palët.

Një dialog i tillë- më së voni prej 11.shtatorit- po kërkohet në botën kristiane. Por kërkesa të tilla deri më tani po t'i vëreje me kujdes, nuk ishin gjë tjetër, veçse një kërkesë ndaj myslimanëve: Bëhuni pra më në fund si ne.

Dhe me gjithë fluskin e organizimeve dhe simpoziumeve, secili fliste pa lënë ndonjë gjurmë pas. Letra e të 38 personaliteteve është një ofertë, e cila duhet marrë seriozisht dhe ndaj së cilës duhet reaguar. Jo vetëm papa, por edhe njeriu i thjeshtë në Frankfurt, Londër apo Islambad.

  • Data 16.10.2006
  • Autor Peter Philip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoK
  • Data 16.10.2006
  • Autor Peter Philip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoK