Kremtohet 50 vjetori i flamurit të Evropës | Evropa | DW | 16.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kremtohet 50 vjetori i flamurit të Evropës

Lidera të institucioneve evropiane kremtuan sot në Strasburg të Francës 50 vjetorin e flamurit të Evropës. Ceremonia përkatëse u mbajt në Këshillin e Evropës. Po cila është historia e flamurit të Evropës?

default

12 yjet e artë në sfondin blu ndërkohë janë kthyer në simbol. Flamuri i Evropës, përvjetori i 50-të i të cilit u festua sot në Strasburg me një ceremoni të Këshillit të Evropës (Council of Europe) dhe të BE, nuk është bërë shumë i njohur sepse bashkë me flamurin gjerman valëvitet në godinat zyrtare të federatës, "kur e lejojnë kushtet teknike", sic thuhet në rregulloren për vendosjen e flamujve të qeverisë gjermane. Edhe në shtetet e tjera të BE janë në fuqi rregulla të ngjashme.

Si simbol i BE, flamuri blu dhe i artë nuk ka një histori pesëdhjetëvjeçare. Vetëm në vitin 1986, me një vendim të shefave të shteteve dhe të qeverive të BE ai mori status zyrtar- tri vjet pas fiksimit të tij si simbol i BE. Të drejtën e autorësisë për flamurin e BE që valëvitet në gjithë botën e ka Këshilli i Evropës, organizata ndërkohë me 46 anëtarë dhe me qendër në Strasburg. Edhe nga KE flamuri me yje në formë kurore në sfond blu vazhdon të përdoret.

12 yjet, ndërkohë, as te Këshilli i Evropës dhe as te BE nuk simbolizojnë numrin e shteteve anëtare. Përndryshe, ky simbol do të konsiderohej i kapërcyer që kur BE u zgjerua në 15 shtete në vitin 1995. Yjet, sipas Komisionit Evropian duhet të konsiderohen më tepër "simbol i përsosmërisë dhe unitetit".

Se si erdhi puna deri tek caktimi i këtij flamuri, kjo nuk është ndriçuar plotësisht. Këshilli i Evropës vendosi për këtë flamur pikërisht 50 vjet më parë. Por se cilat qenë motivet që luajtën atëherë rol për zgjedhjen e këtij flamuri, kjo nuk mund të verifikohet. Me këmbëngulje qarkullon shpjegimi që flamuri ka një sfond të krishterë. Për këtë citohet një pjesë nga rrëfimi i Gjonit në Bibël: "Dhe u shfaq një një shenjë e madhe në qiell: një grua, e veshur me diell dhe hëna nën këmbët e saj, kurse në kryet e saj një kurorrë me 12 yje". Edhe nëna e Zotit, Shën Mëria, nga ky shkak shfaqet në ikonografinë e krishterë dendur me një kurorë prej 12 yjesh; dhe blu, edhe në traditën katolike është ngjyra e Shën Mërisë. Drejtorit të atëhershëm për kulturën i Këshillit të Evropës thuhet se në fillim të viteve 50, i lindi ideja e flamurit duke parë një statujë të Shën Mërisë me një kurorë me yje.

Ka pasur disa përpjekje për të flamuj të rinj për BE, ose për ta zëvendësuar kurorën me një rreth. Por pa sukses. Simboli i BE, me sa duket nuk do të ketë ndryshime në të ardhmen. 50 vjeç, flamuri i Evropës është me sa duket në moshën më të mirë. Nëse mund të thuash të njëjtën gjë edhe për institucionet, që prezanton flamuri, kjo
është punë tjetër.



  • Data 16.11.2005
  • Autor Auron DODI
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCl
  • Data 16.11.2005
  • Autor Auron DODI
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCl