Kremtimi në Moskë i 60 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore | Bota | DW | 09.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kremtimi në Moskë i 60 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

"Pajtim historik i Evropës"-Rusia feston 60 vjetorin e fundit të luftës.


Në festat e të përkujtuarit të 60 vjetorit të përfundimit te Luftës së Dytë Botërore në Evropë, që u kremtuar në Sheshin e kuq në Moskë,presidenti rus Vlladimir Putin potencoi kontributin e Bashkimit Sovjetik ne luften kunder Gjermanise naciste.Bota, tha Putin ka obligim te jete mirenjohese ndaj 26.6 milione viktimave te rena nga pala sovjetike ne lufte per clirimin nga fashizmi.Ne ceremonine e shoqeruar me parade ushtarake,ishin pjesemarres edhe 50 burra te shteteve,ne mesin e te cileve edhe presidenti amerikan Xhorxh Bush,kancelari gjerman Gerhard Shreder,presidenti i Frances Zhak Shirak dhe shume shefa te shteteve.
Ne fjalimin e tij Putin shprehu konsiderate per angazhimin e aleateve ne Luften e Dyte Boterore.Sipas tij, kjo ishte lufte me e keqe ne token e Bashkimit Sovjetik.Ne fillim te fjales Putin uroi "fitoren e madhe" kunder fashizmit:" Te dashur qytetare te Rusise,te nderuar mysafire,shoke dhe ushtare..une u uroi fitoren e madhe ne diten e paqes dhe triumfit te drejtesise, diten e fitores e te se mires kunder se keqes,lirise mbi tiranine.Kjo dite festive sipas presidentit rus eshte dita me e rendesishme festive ne kauder te festave nacionale.
Fitorja mbi fashizmin eshte fitore e aleances se vendeve anetare te koalicionit antihitlerian,por sipas Vlladimir Putin Bashkimi Sovjetik i dha grushtin vendimtar.Sot po i bejme nderimet guximit te cdo evropiani i cili i sshte kundervyer nacizmit,por ne e dime se Bashkimi Sovjetik per vetem brenda nje viti Bashkimi Sovjetik humbi dhjetra miliona njerez.Ne vazhdim presidenti rus tha se historia na meson se popujte jane te obliguar te bejne krejt cka eshte e mundur qe te mos rishfaqen doktrinat vdekjeprurese.Nen presionin kercnues te terrorizmit, bashkesia nderkombetare eshte e detyruar te marr ne mbrotje rendin boteror,te bazuar ne sigurine,drejtesine dhe raporte te reja kulturore,te cilat nuk lejojne perseritjen e "luftes se re te ftohet".
Ne Moske sot qendron edhe kancelari gjerman Gerhard Shreder i shoqeruar nga nje grup veteranesh.Pjesemarrja e delegacionit gjerman ka per synim te deshmoje nje gjest te pajtimit.Disa nga veteranet kane udhetuar per here te pare ne Rusi qe nga koha e Luftes se Dyte Boterore.Ata ne Rusi do te ia shtrine doren per here te pare ish- ushtareve rus,kundershtareve te dikurshem gjate Luftes se Dyte Boterore.Poashtu per here te pare ne nje ceremoni te ketille festive merr pjese nje kancelar gjermane ne Moske.Gerhrad Shrederit i ishte rezervuar pritje dhe bisede ne kater sy nga ana e Putinit.


Hermann Krause

  • Data 09.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPM
  • Data 09.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPM
Reklamë