1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Krah pune në Gjermani

Për të zgjidhur çështjen e mungesës së fuqisë punëtore, Gjermania shikon modelin kanadez të migracionit. Sipas tij, kur aplikojnë për vizë migrantët, duhet të plotësojnë kriteret për të grumbulluar pikët.

Këtë model e praktikon Kanadaja: Në vitin 2017 ky model kanadez ishte i përfolur shumë në Gjermani, kur bëhet fjala për një ligj imigracioni. Kanadaja i zgjedh emigrantët në bazë të një sistemi pikësh. Kjo kërkohet nga disa pjesë të politikës prej kohësh në Gjermani. Në bazë të këtij modeli emigrantët duhet të plotësojnë kriteret që kërkohen duke grumbulluar kështu pikë për të aplikuar për vizë. Përkrahësit e këtij modeli në Gjermani thonë se me këtë kontrollohet sipas nevojës ardhja e fuqisë punëtore.