KQZ-ja duhet të tregojë kujdes në shqyrtimet e ankesave | Politika | DW | 19.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

KQZ-ja duhet të tregojë kujdes në shqyrtimet e ankesave

Raporti i OSBE dhe ODHIR kritikon drejtpërdrejt punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendime të shpejta dhe jo të thelluara, kjo është kritika kryesore e vëzhguesve afatgjatë të OSBE dhe ODHIR-it në Shqipëri

Pamje nga pllakatet zgjedhore në Shqipëri

Pamje nga pllakatet zgjedhore në Shqipëri

OSBE dhe ODHIR kanë publikuar së fundi rezultatet e monitorimit të procesit të numërimit të votave dhe të rezultateve për zgjedhjet parlamentare të tre korrikut në Shqipëri. KQZ rezulton një institucion i kritikuar, pasi sipas tyre ai ka marrë vendime të shpejta dhe jo të thelluara në shqyrtimin e ankesave të subjekteve politike për përsëritjen e zgjedhjeve apo për ndryshimin e rezultatit.
Kjo kritikë vjen kur ky Komision ka filluar me shqyrtimin e 107 ankesave për përsëritjen në disa dhjetëra zona elektorale të shpërndara në të gjithë vendin. Dje KQZ i quajti të pambështetura të gjitha ankesat, që PS dhe kandidatët e saj i kishin drejtuar këtij institucioni për manipulim të rezultatit dhe vjedhjeve te votave në zonat ku ata konkuruan.
OSBE dhe ODHIR i bën thirrje KQZ- së të trajtojë më kujdes pretendimet e partive politike për rezultatet zgjedhore. Në raportin përkatës thuhet se, KQZ duhet të shikojë gjithë përmbajtjen e kutive të votimit, të cilat, besojnë disa parti, do të vërtetojnë deklarimet e tyre për numërim të pandershëm. Raporti në fjalë ka kritika për vonesën e numërimit të votave. Defektet kryesore janë vënë re në mungesën e transparencës së procesit në disa zona elektorale dhe në procesin e dobët të numërimit të votave.

  • Data 19.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtt
  • Data 19.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtt