Kosumi: Ky nëntor paralajmëron nëntorin e madh të Kosovës | Politika | DW | 28.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Kosumi: Ky nëntor paralajmëron nëntorin e madh të Kosovës

Me rastin e festës së 28 nëntorit, kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, deklaroi se krijimi i shtetit të Kosovës do të mundësojë qëndrueshmëri më më të madhe për tërë rajonin e Ballkanit

Sot është festa e 28 Nëntorit

Sot është festa e 28 Nëntorit

Kryeministri Bajram Kosumi, ka thënë se Kosova ka hyrë në procesin e pakthyeshëm të krijimit të shtetit, dhe sipas tij do të jetë një vend që do të angazhohet për liritë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu. Ai tha se, shteti i Kosovës do të mundësojë krijimin e qëndrueshmërisë më të madhe për tërë rajonin. Këtë deklaratë, kryeministri Kosumi e bëri me rastin e festës së Flamurit. Ky nëntor sipas tij, paralajmëron nëntorin e madh në historinë e Kosovës në vitin që po vjen dhe shtoi se nëntori i sivjetëm po shënon një epokë të re për Kosovën.

28 nëtori është festuar tradicionalisht në Kosovë në forma dhe rrethana të ndryshme, ndërsa flamuri kombëtar është cilësuar simboli më universal i shqiptarëve duke i identifikuar ata gjithkund ku jetojnë. Kjo po ndodh edhe në Kosovë, mirëpo, kësaj radhe festa e flamurit është përshkuar me një ndryshim. Në rrugët e kryeqytetit veç flamurit kombëtar janë vendosur edhe flamujt e presidencës së Kosovës një flamur me ngjyrë të kaltërt, me shqiponjë ngjyrë të zezë në mes dhe e rrethuar me simbole të shumta të dardanisë antike. Ky flamur është përgatitur nga presidenca dhe pretendohet të jetë flamuri i Kosovës. Zyrtarë të presidencës thonë se ata nuk kanë urdhëruar që të vendosen këta flamuj nëpër rrugët e kryeqytetit, por shtojnë, se do të ishin të lumtur sikur flamuri i menduar nga ata do të bëhej flamur i shtetit të Kosovës.

Sot më 28 nëntor, ndërkaq, në rrugët kryesore të Prishtinës, shoqatat e dala nga lufta do të organizojnë një marsh paqësor me moton "Në pritje të lirisë". Ky marsh organizohet në mbështetje të Fatmir Limajt, Haradin Balajt dhe Isak Musliut, tre ish pjestarë të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës paneli gjyqësor i të cilit më datën 30 nëntor pritet të shpallë aktvendimin për tre shqiptarët e akuzuar.


  • Data 28.11.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqsR
  • Data 28.11.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqsR