1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kostas Karamanlis - një babaxhan trashaluq

Jörg Pfuhl8 Mars 2004

Fituesi i dalur nga zgjedhjet parlamentare ne Greqi, udhëheqësi konservator i opozitës, Kostas Karamanlis i ka premtuar popullit grek një fillim të ri. "Së bashku do të shkruajmë një kapitull të ri. Ne popullit grek do të mundohemi t'i ofrojmë një të ardhme më të mirë", u shpreh në televizionin grek shefi i partisë, Demokracia e Re.

https://p.dw.com/p/Aqvh
Kostas Karamanlis, fituesi i zgjedhjeve në Greqi
Kostas Karamanlis, fituesi i zgjedhjeve në GreqiFotografi: AP

Pas shpalljes së rezultateve, Karamanlis tha se proritet i qeverisë së re do të jenë zhvillimi i arsimit dhe kulturës si dhe angazhimi për një politikë të re në lëminë e ekonomisë dhe bujqësisë. Në lidhje me pyetjen që ka të bëjë me çështjen e Qipros, fituesi i zgjedhjeve ka thënë se do të angazhohet për një zgjidhje të drejtë dhe zbatim rregullash në nivel evropian.

Me fitoren e Kostas Karamanlisit në Greqi kemi të bëjmë me një ndryshim ne krye të pushtetit, por sipas parashikimeve jo me ndonjë kthesë të fortë në ndryshimin e kursit të politikës.

Karamanlis nuk është ndonjë nxitës, përkundrazi ai në këto shtatë vite si kryetar i partisë Demokracia e Re ka arritur të largojë elementet ekstreme të djathta dhe ato që kanë urrejtje ndaj të huajve.

Karamanlis vjen nga nje familje e vjeter dhe e pasur greke. Ai kurrë nuk ka vuajtur. Me parat e të atit studioi së pari në Athinë dhe me vonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me emrin e xhaxhait të tij, u bë shef i partisë.
Xhaxhai Karamanlis, i cili partinë e kishte themeluar para 30 vjetësh, vendin e dalë nga diktatura e drejtoi rrugës së demokracise dhe më vonë në Bashkimin Evropian. Nëse nipi i tij, Kostas e ka madhështinë e tij politike, duhet ta dëshmojë gjatë qeverisjes së tij. Në fushatën zgjedhore ai është paraqitur ashtu edhe siq është: trashaluq, rrondokop dhe i afërt me popullin:

Ne mendojmë për qytetarët. Jemi të ngopur me pagesat e taksave, pritjet e gjata në radhë dhe shënimet në listat për pritje, thotë Karamanlis.

Karamanlis në planin qeverisës ka një program klasik: uljen e taksave dhe privatizimin, por duke tentuar gjithmonë të mos i demtojë qytetarët e thjeshtë.

Ai i trajton njerëzit si shokë, shmang kapardisjet intelektuale dhe modernizimet. Kostumi i tij ka model konservator dhe e atë e shtërngon pak në bark.

47 vjeçari para do kohësh është martuar dhe është baba i dy binjakëve. Gruaja e tij atraktive, Natasha ia ka larguar mendjen nga interesimi që kishte ai për futbollin, tek gjërat e bukura shpirtërore të jetës.

Në fushatën zgjedhore Karamanlis ishte mjaft i mençur për t'iu shmangur deklaratave të gabuara që do ta dëmtonin atë.
Ai nuk e sulmoi qeverinë në lidhje me kaosin që po ndodh në prag të Lojërave Olimpike, gjithashtu ai nuk provoi që në mënyrë populiste të fitojë pikë lidhur me çështjen e Qipros ose të urrejtjës së vjetër ndaj Turqisë:

Ne do ta ndihmojmë popullin turk në rrugën e tij drejtë Evropës, ka thënë kryeministri i ardhshëm grek.

Karamanlis nuk i ka fituar zgjedhjet si rezultat i karizmës së tij apo i një programi të mrekullueshëm, por për arsye se grekët thjeshtë nuk donin më që t'i shihnin sozialistët në pushtet. Kështu atij i erdhi fitorja në prehër. Nëse ai këtë vërtet e ka merituar, do të tregojë e ardhmja. Koha e akrobatëve të paparashikueshëm grekë në Bruksel ose në Ballkan edhe nën qeverinë e Karamanlisit nuk do të kthehët më.