1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kostarika ndërpren marrëdhëniet diplomatike me Taivanin

7 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqln

San Hose: Pas 60 vitesh Kosta Rika ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Taivanin dhe rifilloi ato me Kinën. Presidenti Oskar Arias tha se Republika Popullore është një realitet që nuk mund të injorohet. Kina e trajton Taivanin si provincë të saj dhe provon ta izoloj atë nga bashkësia ndërkombëtare. Taivani aktualisht njihet vetëm nga 24 vende të botës, shumica e tyre vende në zhvillim.