1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Banorët kërkojnë largimin e mauneve me vaj disulfurik

Bekim Shehu / Prishtinë21 Korrik 2008

Banorët e disa fshatrave të Mitrovicës, kanë bllokuar rrugën magjistrale për në qytetin e Mitrovicës, duke kërkuar nga qeveria që të largojë disa maune me vaj disulfurik, që po rrezikon jetën e tyre.

https://p.dw.com/p/EgDP
Mitrovica
MitrovicaFotografi: AP

Tri maune me vaj disulfurik, janë vendosur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës dhe janë në pritje të një vendimi të qeverisë për asgjësimin e tyre. Kjo për faktin që në Kosovë nuk ka elemente kimike shtesë që mund të shndërrojë këtë vaj të perdorshëm për maknat. Këto maune me vaj disulfukir, ka dy muaj që kanë hyrë në Kosovë dhe në pikën kufitare të Hanit të Elezit ato patën rrjedhje, ku për pasojë u hemuan 7 polic kufitar. Ekipe të posaçme të qeverisë intervenuan, ripaketuan maunet dhe i dërguan ato në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Qeveria tha se ky vaj nuk përbën më rrezik për banorët, pavarësisht erës së keqe që kundërmonte dhe vazhdon të kundërmojë. Ky vaj disulfurik, thuhet se ka radhur nga Irani, mirëpo asnjëherë nuk ka pasur përpjekje që vaji të kthehet prapa. Banorët e fshatrave ku janë të vendosura maunet, thonë se nga era që lëshojnë maunet me vaj disulfurik, tashmë janë paraqitur edhe pasojat e para në shëndetin e njerëzve ashtu edhe në ambient. Basri Kajtazi, është nga këshilli organizativ i protestave.

"Nga era e keqe që lëshon ky vaj, në popullatë janë paraqitur simptomet e para si djegje e syve, e hyndës dhe fytit. Gjendje e përkeqësuar në shëndet vërehet edhe tek fëmijët që kanë probleme me frymarrje", thotë Basri Kajtazi.

Pohimet e banorëve protestues që kërkojnë largimin e vajit disulfurik nga fshatrat e tyre, hedhen poshtë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë. Muhamet Aliu, është sekretar i përhershëm në këtë ministri.

"Jo, këtu nuk ka asgjë të vërtetë sepse maunet janë nëpër bidone dhe brenda reparteve të Trepcës dhe është e pamundur që për banorër të provokojë ndonjë sëmundje. Është e vërtetë që vaji përbën elemnte toksike, mirëpo i rrezikshëm mund të jetë vetëm për njerëzit që manipujojnë me të dhe jo për banorët e fshtarave", thotë Muhamet Aliu.

Zoti Aliu, pranon se përmbajtja e tepërt e sulfurit në këtë vaj, i cili shërben për makinat ose për ngrohje mund të jetë rrezik për njerëzit, mirëpo ai thotë se maunet ku është i vendosur vaji, janë të mbrojtura mirë dhe nuk paraqesin asnjë rrezik për banorët pavarësisht faktit që era e vajit ndihet disa qindra metra larg. Ai thotë se ministria, tashmë ka hapur tenderin për asgjësimin e këtij vaji, mirëpo, akoma procesi nuk ka përfunduar. Ai apelon tek banorët që mos të përhapet panikë, sepse ekpertët e ministries, kanë konstatuar se ky vaj tash për tash nuk është i rrezikshëm.