1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova është problem kompleks

Aida Cama10 Mars 2008

Në Kongresin e përvitshëm të paqes, Të Gjelbërit gjermanë hodhën edhe një herë vështrimin mbi sfidat që ka përpara bota për vendosjen dhe sigurimin e paqes.

https://p.dw.com/p/DMIX
Claudia Roth dhe Reinhard Buetikofer
Claudia Roth dhe Reinhard BuetikoferFotografi: AP

Ndër sfidat bën pjesë edhe Kosova. Annika Weidmann, zëvendësshefe e Misionit të
BE-së në Kosovë i trajton kështu problemet e Kosovës: "Kosova në mënyrë të veçantë përmendet në disa nga kategoritë e listës së rreziqeve".

Çfarë është lista e rreziqeve?

Strategë ndër të cilët edhe nga Nato, kanë përmbledhur një listë të rreziqeve që bota ka përpara në vitet e ardhshme, si sigurimi i energjisë, ndryshimi i klimës, sigurimi i burimeve të lëndëve të para dhe lëvizjet e mëdha të popullsisë. Por Dr. Michael Rühle, drejtor i referatit për shkrimin e raporteve tek Sekretari i përgjithshëm i Natos, mendon: "Nëse do të duhet të bëhet një vëzhgim i problemeve që do të dalin përpara në vitet e ardhshme unë do të filloja me shpërbërjen e shteteve, sepse ky është një problem që ndodhet direkt para nesh, si për shembull Kosova. Shpërbërja e shteteve sot, ndryshe nga 15 më parë ka koseguenca globale."

Annika Weidmann, zëvendësshefe e Misionti të BE-së në Kosovë, mendon se Kosova është një problem që mund të futet në disa nga pikat e listës që rreshton rreziqet. "Çka tregon se pikat e listës lidhen me njëra tjetrën. Ato nuk mund të shihen të ndara. Kosova është një problem shpërbërje shtetesh, migracioni, varfërie, lufte për burimet e lëndëve të para, problemeve të fesë, fundamentalizmit. Mund ta fusësh në shumë pika."

Problemi i Kosovës është special, mendon Weidmann sepse: "Nuk kemi të bëjmë vetëm me një proces tranzicioni, nuk është puna se duhet kaluar nga lufta në paqe, por duhen zhvilluar shumë procese paralelisht, nga lufta në paqe, nga regjim autoriter në demokraci, nga ekonomi socialiste në ekonomi tregu. "

Por cilat janë instrumentat me të cilat përballohen rreziqet?

Në Kosovë ndodhen dy misione. Gjithnjë dëgjojet për 2 ose 3 mijë policët dhe juristët që dërgohen atje, por ekziston edhe misioni politik, pra Zyra civile ndërkombëtare e të Ngarguarit të posacëm për zbatimin e planit të Ahtisaarit, në fushën politike. "Nuk është e vështirë të gjenden ushtarët, thotë Weidmann. E vështirë është të gjenden policët dhe juristët. Në Kosovë në EULEX nuk marrin pjesë vetëm vende të BE-së, por edhe Turqia dhe USA."
Sa i përket akseptancës së organizmavë ndërkombëtarë sigurisht që ajo shkon në kurriz të qeverisë. Nga sondazhet rezultatet kanë treguar se KFOR-i pranohet nga të gjithë, pavarësisht nga cila etni vijnë. Krejt poshtë në akseptancë ndodhet UNO, administratat e OKB-së së bashku me qeverinë e Kosovës.

"Ndaj secili gëzohet sepse në Kosovë sundon ideja se EU do të marrë tani misionin e OKB-së për ta vazhduar më tej. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse nga OKB administrimi do të kalojë në duart e kosovarëve dhe jo të BE-së. Bashkimi Europian do të ketë kompetenca në disa fusha si në ato të ligjit, dhe në sektorin politik ka disa të drejta ndërhyrjeje."