Kosova pret vendimin e Këshillit të Sigurimit | Politika | DW | 14.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Kosova pret vendimin e Këshillit të Sigurimit

Ndërkohë vlerësohen pozitivisht qëndrimet e shprehura nga nënsekretari amerikan i shtetit, Nikolas Burns

Prishtina

Prishtina

Autoritetet në Kosovë dhe ato ndërkombëtare janë shprehur të kënaqura me qëndrimin e nënsekretarit amerikan të shtetit, Nicholas
Burns, se bisedimet për zgjidhjen e statusit final të Kosovës duhet të fillojnë shumë shpejt. Pra autoritetet kosovare janë në pritje të vendimit të KS-it, nga seanca e 24 tetorit që do të mbahet në Nju Jork. Këtë seancë dhe vendimin e saj për fillimin e bisedimeve, ata e quajnë rast historik për Kosovën.

Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, i cili nga nënsekretari amerikan, Nicholas Burns, mori lëvdata për punën e tij të bërë në Kosovë tha se tash për tash, është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi ndërmjet UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës të vazhdojë sidomos gjatë muajve të ardhshëm.

Ne duhet të punojmë së bashku poashtu edhe më KFOR-in policinë ndërkombëtare dhe SHPK-së. Pra duhet të vazhdojmë që në Kosovë të mbretërojë kjo gjendje e qetë dhe të krijohet poashtu një ambient i qetë politik dhe i sigurisë për faktin që kjo është shumë e rëndësishme gjatë periudhës së ardhshme, tha Soren Jesen-Petersen. Të kënaqur me qëndrimin e deritashëm ndërkombëtar rreth zhvillimeve në Kosovë, Petersen dhe Kryeministri thanë, se ata do të vazhdojnë punën e nisur më parë në plotësimin e standardeve për Kosovën dhe reformën e pushtetit lokal. Pra e gjithë kjo sipas tyre që Kosova të përgatitet të marrë të gjitha përgjegjësitë pas zgjidhjes së statusit nga administrata ndërkombëtare. Krahas kësaj përgatitje duhet bërë edhe për bisedimet për statusin sidomos hartimin më në detaje të platformës për negociata. Këto përgatitje sipas kryeministrit, Bajram Kosumi, janë duke u bërë, mirëpo në vija të përgjithshme sipas tij, platforma e grupit negociator të Kosovës është e qartë: Krijimi i shtetit të Kosovës.

Sidoqoftë, ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns, gjatë vizitës në Kosovë e bëri të qartë, se brenda 30 ditësh duhet filluar me bisedimet për statusin e Kosovës. Pra, kjo çështje pritet të jetësohet nga mbedhja e KS-it, me datën 24 tetor, që do të mbahet në KB-ra. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë pritur se ndonjëri prej tyre do të ftohet për të marë pjesë në këtë mbledhje, mirëpo, sot u qartësua nga shefi i UNMIK-ut, se kjo nuk do të ndodhë as kësaj radhe.

  • Data 14.10.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqt1
  • Data 14.10.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqt1