Kosova pas statusit: BE me prani të lehtë civile | Ballkani | DW | 16.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova pas statusit: BE me prani të lehtë civile

Udhëheqësit kosovarë dhe përfaqësuesit e BE-së në Kosovë kanë hyrë në fazën intensive të bisedave për të identifikuar fushat në të cilat BE-së do të jetë përgjegjëse pas zgjidhjes së statusit të Kosovës. BE nuk duhet të ketë mision si UNMIK sot

EUFOR

EUFOR


Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, thonë se një prani civile ndërkombëtare pas zgjidhjes së statusit është e pranueshme, mirëpo misioni i mundshëm i BE-së
duhet të jetë i përkoshëm. Ata thonë se, institucionet e Kosovës janë të gatshme të marrin të gjitha përgjegjësitë ndërsa, në aspektin e mbrojtjes, kërkohet që prania ushtarake e NATO-së në Kosovë të jetë afatgjatë.

Pas një takimi që presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, zhvilloi me përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, tha se, pala kosovare është në fazën intensive të bisedave me përfaqësuesit ndërkombëtar, ndërsa pala kosovare kundërshton që misioni i BE-së
pas zgjidhjes së statusit të jetë në rolin siç ishte UNMIK-u.

Përfaqësuesi i Havier Solanës për Kosovën Torbjorn Solstrom, nga ana e tij thotë se Bashkimi Evropian do të ndihmojë institucionet e Kosovës në arritjen e vlerave evropiane dhe do të mbikqyrës i tyre. "Ne dëshirojmë që angazhimet tona në të ardhmën të jenë në bashkëpunim të plotë më institucionet e Kosovës në mënyrë që të gjitha marrëveshjet në Kosovë të implementohen me përkimëri. Kjo do të jetë esenca e misionit të BE-së, pas zgjidhjes së statusit ndërsa, për detajet tjera bisedimet janë duke vazhduar tha," Torbjorn Solstrom. Ai tha se, Bashkimi Evropian tash për tash, nuk ka një plan të gatshëm të hartuar për misionin e BE-së, në Kosovë, mirëpo, ekpertët evropianë janë duke punuar për identifikimin e fushave
në të cilat BE-se, do të jetë përgjegjëse.

Megjithatë, bëhet e ditur se, se policia dhe gjyqësia edhe pas zgjidhjes së statusit, do të mbikqyrën nga BE-së, derisa në Kosovë të respektohet në tërësi rendi dhe ligji. Bashkimi Evropian ka kohë që ka dërguar një grup ekpertësh për të përgatitur planin për misionin e BE-së në Kosovë, mision ky i cili thuhet se do te jetë i përkohshëm. Ky mision hulumtues ka mandat të qëndrojë në Kosovë deri në fund të këtij viti, ndërsa,
ekpertët janë duke punuar edhe me zyrtarët e administratës ndërkombëtare për mënyrat e kalimit gradual të përgjegjësive nga UNMIK tek BE menjëherë pas zgjidhjes së statusit. Tash për tash, përfaqësuesit e BE-së në Kosovë nuk janë në gjendje
të thonë se sa gjatë do të jetë misioni i ardhshëm i BE-së në Kosovë mirëpo thanë se në krahasim me misionin e UNMIK-ut do të jetë një prani shumë më e
vogël civile.


  • Data 16.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcY
  • Data 16.09.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArcY
Reklamë