1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova nuk mund të presë më

Bekim Shehu8 Qershor 2007

Kosova kërkon që zgjidhja e statusit politik të saj të arrihet shumë shpejt. Grupi negociator i Kosovës, është kundër propozimit të presidentit francez Nikolla Sarkozi, që zgjidhja e statusit të Kosovës të shtyhet edhe për gjashtë muaj

https://p.dw.com/p/ArUT
Prishtina
PrishtinaFotografi: DW/Sand

Udhëheqësit politik kosovarë nuk pranojnë kurrfarë shtyrje të procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ata hedhin poshtë propozimin e presidentit francez, Nikolla Sarkozi, për shtyrje të zgjidhjes së statusit të Kosovës edhe për gjashtë muaj. Grupi negociator i Kosovës zhvilloi një takim të jashtzakonshëm dhe është në pritje të përfundimit të samitit të vendeve më të industrializuara dhe shpreson se nuk do të ketë një marrëveshje ndërmjet këtyre vendeve për shtyrje të procesit. Udhëheqësit kosovar thonë se pavarësisht kërcënimit të Rusisë për perdorimin e veton në KS-it për rezolutën për Kosovën ata kërkojnë që rezoluta të hedhet në votim.

Propozimin e presidentit Francez, për shtyrje të zgjidhjes së statusit të Kosovës e sqaroi në Prishtinë shefi i zyrës franceze Tieri Reinard. Ai tha se është shumë e rëndësishme të theksohet fakti që Franca për herë të parë zyrtarisht deklarohet se zgjidhja e vetme për Kosovën është pavarësia e saj.

Propozimi i presidentit Sarkozi për një shtyrje prej gjashtë muajsh është që të shmanget perdorimi i vetos ruse në KS-it. Ju e dini se të gjitha deklaratat e zyrtarëve rus janë se federata do të perdorë veton në KS-it, për rezolutën për Kosovën, thotë Tieri Reinard. Mirëpo, me këtë konstatim nuk pajtohet anëtari i grupit negociator të Kosovës, Veton Surroi.

Më i ashpër në deklarimin e tij, shprehet kryeministri i Kosovës, Agim Çeku. Ai thotë se Kosova nuk mund të pres më.

Anëtari tjetër i grupit negociator, Hashim Thaqi, nga ana e tij u bënë thirrje vendeve perendimore që mos të mbështesin idenë për shtyrje të zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Sidoqoftë, që nga mëngjesi i ditës së premte lajmi nga Samiti i G8-, për mundësië e shtyrjes së zgjidhjes së statusit, ka mobilizuar forcat politike kosovare dhe autoritet ndërkombëtare në Kosovë. U zhvilluan takime të njëpasnjëshme, pati kundërshtime në vlerësime, ndërsa, emërusi i përbashkët ishte se në Kosovë duhet të ruhet
qetësia.