Kosova dhe Serbia do të nëshkruajnë memorandum mirëkuptimi | FOKUS | DW | 20.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Kosova dhe Serbia do të nëshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë do të nënshkruajnë së shpejti një memorandum mirëkuptimi i cili do të ndihmojë në kthimin e personave të zhvendosur.

Gani Rama, afër një varreze masive, Izbicë

Gani Rama, afër një varreze masive, Izbicë

Në kohën kur pothuaj e gjithë vëmendja e strukturave politike kosovare është përqendruar në përgatitjet për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës, projekti "Standardet para statusit" vazhdon të jetë një proces në të cilin punohet, kurse prioriteti vazhdon të mbesë tek liria e lëvizjes për pakicat dhe kthimi i të zhvendosurve.

Në këtë linjë, qeveria e Kosovës do të nënshkruajë së shpejti një memorandum mirëkuptimi me qeverinë e Beogradit, e cila parasheh kthimin e qëndrueshëm të personave të zhvendosur nga lufta. Këtë e bëri të ditur, ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, i cili tha se, memorandumi do të nënshkruhet ndërmjet dy kryeministrave, atij të Kosovës, Bajram Kosumi dhe atij serb, Vojisllav Koshtunica.

Ministri Haziri thotë se, protokolli për kthim do të ndihmojë shumë në kthimin e refugjatëve edhe pse deri tash vet qeveria e beogradi sipas tij ishte pengesa për këtë proces. "Shpresoj se ky dokument do të arrijë të ndryshojë qëndrimin e tyre, që të jemi më kooperativë në fushën e realizimit të kësaj të drejte elementare, që ata që janë të zhvendosur të kthehen në shtëpi të tyre, edhe ata që janë në Serbi dhe ata që janë të zhvendosur të brendshëm".

Aktualisht, ende nuk është caktuar koha dhe vendi kur kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë, Bajram Kosumi dhe Vojisllav Koshtunica mund të takohen për të nënshkruar momorandumin edhe pse nga të dyja palët është shfaqur gatishmëria për takim. Në linjën e standardeve prioritare që ekskluzivisht kanë të bëjnë me pakicat, përfshihet edhe liria e levizjes brenda territorit të Kosovës. Ministri, Lufti Haziri thotë se në këtë proses dita ditës është duke u shënuar përparim.

Sidoqoftë, në kuadër të paketit të standardeve për Kosovën, pika për lirinë e lëvizjes dhe kthimin e personave të zhvendosur, rënditen ndër standardet prioritare për Kosovën të cilat duhet përmbushur. Emisari për vlerësimin e këtij procesi, Ambasadori Kai Aide, në raportin e tij tha se, në Kosovë në përgjithësi është shënuar përparim në përmbushjen e standardeve, mirëpo, rezultate të kënaqshme nuk janë shënuar pikërisht në lirinë e lëvizjes dhe kthimet e qëndrueshme.

  • Data 20.10.2005
  • Autor BekiM Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiD
  • Data 20.10.2005
  • Autor BekiM Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqiD