Kosova bashkëpunon edhe më tej me UNMIK-un | Ballkani | DW | 14.07.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosova bashkëpunon edhe më tej me UNMIK-un

Presidenti i Kosovës thekson gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim në procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut

Rezidenca e UNMIK-ut, Prishtinë

Rezidenca e UNMIK-ut, Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në takimin e sotëm me përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannieri, theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim në procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut në Kosovë si dhe përkushtimin për t’i përmbushur pritjet dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

"Ne e çmojmë rolin që OKB-ja ka pasur në Kosovë dhe dëshirojmë që edhe në këtë pjesë të tranzicionit të kemi bashkëpunim të mirë, sepse kjo do të mundësonte shtrirje më efektive të misionit të ri ndërkombëtar në Kosovë, EULEX, po edhe të Zyrës Ndërkombëtare Civile në Kosovë, të cilat do t’u ndihmojnë institucioneve të Kosovës për forcimin e rendit dhe të ligjit në të gjitha fushat e jetës"-tha me këtë rast, presidenti I Kosovës, Fatmir Sejdiu.

  • Data 14.07.2008
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/EcHh
  • Data 14.07.2008
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/EcHh