1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova aplikon për anëtarësim në FMN e Bankë Botërore

Bekim Shehu3 Mars 2008

Kosova mund të anëtarësohet dhe të përfitojë nga mekanizmat financiarë ndërkombëtarë. Aplikimet e para të Kosovës janë ato për anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore.

https://p.dw.com/p/DHGp
Fotografi: AP/DW
Qeveria e Kosovës tashmë ka filluar punën në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë. Faza e parë, thuhet të jetë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në mekanizmat financiar ndërkombëtarë, sepse në mekanizmat tjerë, sic është për shembull, OKB dhe OSBE-ja, kjo tash për tash nuk është e mundur. Arsyeja është se në këto mekanizma ka shtete më të drejtë vetoje që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Enver Hoxhaj, pjesë e qeverisë së kryeministrit Thaçi, thotë se këto mekanzima vetëm sa do të përmirësonin imazhin e tyre, nëse në këtë fazë ia mundësojnë Kosovës anëtarësimin si një shtet i pavarur. Edhe mekanizmat financiarë ndërkombëtarë dallojnë nga njëra-tjetra dhe disa edhe mund t'ia kushtëzojnë Kosovës mbështetjen financiare me të qenit anëtare e OKB-së. Kështu thotë ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, sipas të cilit Kosova megjithatë edhe për një kohë nuk mund të jetë anëtare e OKB-së. Sidoqoftë, krahas punës për aplikimin e Kosovës në mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, në Prishtinë po vazhdon vendosja e marrëdhënjeve diplomatike me shumë shtete që tashmë e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Hapja e ambasadave dhe përfaqësive diplomatike, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, do të bëhet pas periudhës së tranzicionit, kur përfundimisht të largohet nga Kosova administrata e Kombeve të Bashkuara e misioni i ri i BE-së.