Kosovë: Vendimet duhet të merren me koncensus | Ballkani | DW | 18.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovë: Vendimet duhet të merren me koncensus

Grupi negociator i Kosovës, vendosi që të vazhdojë mandatin e vetes deri deri në zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës

Grupi negociator në Vjenë

Grupi negociator në Vjenë

Grupi negociator i Kosovës hartoi një kornizë të veprimit për periudhën e ardhshme në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe si i tillë ky grup ka mandate që të veprojë deri në zgjidhjen përfundimtare të statusit. Grupi negociator obligohet
t’i jetësojë në kuvendin e Kosovës të gjitha vendimet që do të merren për statusin dhe ato vendime duhet të merren me koncensus të plotë fillimisht brenda grupit
negociator. Skender Hyseni, është zëdhënës i grupit të unitetit.

Grupi negociator i Kosovës sipas zotit Hyseni, vazhdon të mbajë qëndimin se bisedimet me Beogradin për statusin e Kosovës kanë përfunduar. Në këtë mënyrë
ai hedh poshtë zërat për vazhdimin e negociatave për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Grupi negociator i Kosovës përbehet nga të gjithë udhëheqësit e institucioneve qëndrore dhe partive politike kryesore opozitare. Në këtë përbërje bën pjesë edhe kryetari i PDK-së, në opozitë Hashim Thaqi. Ky i fundit, ka publikuar një letër në të cilën thotë se, rrethanat e reja politike në Kosovë kanë ngritur shqetësime serioze për funksionimin demokratik të institucioneve dhe stabilitetit në Kosovë. Në këtë
linjë në mes tjerash ai u bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që në këto momente të rëndësishme për vendin të qëndrojnë të bashkuar.

  • Data 18.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZZ
  • Data 18.01.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZZ
Reklamë