Kosovë: Shqetësim për mundësinë e shtyrjes së statusit | Ballkani | DW | 06.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovë: Shqetësim për mundësinë e shtyrjes së statusit

Shefi i UNMIK-ut Joakim Rycker, kërkoi nga institucionet kosovare që të vazhdojnë të punojnë në terren në çështjet që shpien në zgjidhjen e statusit të Kosovës brenda këtij viti. Ai tha se ndër strukturat politike kosovare ka parë shqetësim për mundësinë e shtyrjes së zgjidhjes së statusit mirëpo inkurajoi ata, që të vazhdojnë punën në plotësimin e standardeve

Kosovë

Kosovë

Administrata ndërkombëtare dhe qeveria e Kosovës do të intensifikojnë punët në transferimin e përgjegjësive nga UNMIK-u, tek institucionet e Kosovës dhe po ashtu në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga komunteti ndërkombëtar. Shefi i
UNMIK-ut Joakim Rycker, porositi udhëheqësit kosovar të mos kenë frikë për mundësinë shtyrjes së vendimit për zgjidhjen e statusit final, përderisa grupi i
kontaktit zyrtarisht nuk ka caktuar ndonjë afat të ri kohor për zgjidhjen e statusit final të Kosovës.


Ne vazhdojmë të punojmë dhe t'i përmbahemi deklartës së grupit të kontaktit që zhvilloi punimet me 20 shtator në Nju Jork dhe të gjitha veprimet që po ndërmerren janë në linjën që te kemi zgjidhjen e statusit të Kosovës gjatë vitit 2006. Është shumë me rëndësi që ne të fokusohemi në punët praktike që ndërlidhen me statusin e kjo ka të bëjë vazhdimi i punës në plotësimin e standardeve, tha Joakim Rycker.

Megjikëtë, kryeministri i Kosovës Agim Çeku, shprehet i shqetësuar për mundësinë e shtyrjes së zgjidhjes së statusit të Kosovës. "Sinjalet për vonesën në zgjidhjen e statusit padyshim se paraqesin shqetësim edhe për ne dhe qytetarët e Kosovës. Është detyrë dhe përkushtim e përbashkët që të vazhdojmë të insistojmë tek faktorët ndërkombëtarë që zgjidhja të ndodhë brenda këtij viti dhe t'ju shpjegojmë dëmet e mundshme për një vonesë të tillë. Është e papranueshme që problemet e ngritura
"ad-hoc", apo problemet e brendshme të një vendi fqinjë të ndikojnë në procesin e statusit të Kosovës. Është e papranueshme dhe do të ishte një humbje e një kredibiliteti i të gjithë faktorëve relevant ndërkombëtarë", thotë kryeministri Çeku.

Kryeministri Agim Ceku, thotë se qëndrimi i palës kosovare është që statusi i Kosovës të zgjidhet brenda këtij viti, të jetë pavarësia e saj, që sipas kryeminisrit do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit të ballkanit. Sidoqoftë, përfaqësues nga zyra
e ndëmjetësit ndërkombëtar në bisedimet për statusin e Kosovës Marti Ahtisari, kanë thënë se, procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës do të mund të shtyhet vetëm nëse grupi i kontaktit e ndryshon afatin e përcaktuar më parë.

Zëdhënësja e zotit Ahtisari, Hua Jiang ka deklaruar se Marti Ahtisari, nuk ka plan të propozojë shtyrjen e zgjidhjes së statusit për shkak të mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve parlamenare në Serbi këtë vit. Zëdhënësja Hua Jiang, ka paralajmëruar
'vazhdimin e negociatave. Pala kosovare do t"i përgjigjet pozitivisht ftesës për vazhdimin e negociatave dhe tash për tash është në duar të ndërmjetësit ndërkombëtar që të përcaktojë dinamikën e procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës.


  • Data 06.10.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arc0
  • Data 06.10.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arc0
Reklamë