Kosovë: Serbët tubohen në mbrojtje të Kushtetutës së Serbisë | Ballkani | DW | 26.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovë: Serbët tubohen në mbrojtje të Kushtetutës së Serbisë

Serbët e Kosovës, organizuan një tubim në pjesën veriore të Mitrovicës në mbështeje të referendumit për kushtetutën e re të Serbisë. Udhëheqësit e serbëve të Kosovës ftuan pjestarët e komunitetit serb që të votojnë për kushtetutën e Serbisë e cila Kosovën e përcakton si pjesë integrale të saj

Shtëpi në Trnovacin e Madh,

Shtëpi në Trnovacin e Madh,


Disa qindra pjestarë të komunitetit serb u mblodhën në pjesën veriore të Mitrovicës në një tubim në mbështetje të referendumit për kushtetutën e re të Serbisë. Tubimi u organizua nga këshilli kombëtar serb, me moton "për kushtetutën e re me Kosovën në Serbi".

Kushtetuta e re e Serbisë, Kosovën e parasheh si pjesë integrale të saj. Në vendbanimet ku jetojë pjestarët e komunitetit serb, ka kohë që janë vendosur pankarta në mbështetje të referendumit dhe fotografi të udhëheqësit radikal serb, Vojisllav Sheshel, i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte. Më këtë fushatë thuhet se pjestarët e komunitetit serb do t'i përgjigjen masivisht referendmit për kushtetutën e Serbisë, i cili të shtunën dhe të dielën do të zhvillohet edhe në territorin e Kosovës. Qendrat e votimit do të hapen në 19 komuna të Kosovës dhe
fletvotimet janë shtypur edhe në gjuhën shqipe.

Zyrtarë të administratës ndërkombëtare ndërkaq, janë shprehur se nuk do ta mbështesin referendumin për kushtetutën e Serbisë mirëpo, as nuk do ta ndalojnë
votimin në teritorin e Kosovës. Për më shumë, i dërguari amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës Frank Wisner, i cili akoma po qëndron në Kosovë, u
angazhua që ky refendum të zhvillohet në një atmosferë të qetë sepse sipas tij në fund të fundit, referendumi nuk do të ketë ndikim në përcaktimin e statusit të
Kosovës.
"Unë i di planet e qeverisë së Serbisë që këtë fundjavë do të mbajnë referendum për kushtetutën edhe në teritorin e Kosovës dhe e di që edhe një numër i serbëve të Kosovës do të marrin pjesë në këtë refefendum dhe kjo është e drejtë e tyre. Mirëpo, unë kam besim shumë të madh tek miqët e mijë, shqiptarët e Kosovës që do të lejojnë që ky refendum të mbahet në një atmosferë të qetë, për faktin që zhvillimet në
Serbi sic është referendumi dhe zgjedhjet që parashihet të mbahen, nuk do të kenë aspak ndikim në përcaktimin e statusit final të Kosovës," tha Frank
Wisner.

Kuvendi i Kosovës ndërkaq, përmes një deklarate, e ka shpallur të paligjshëm mbajtjen e referendumit për kushtetutën e Serbisë edhe në territorin e Kosovës, mirëpo, kuvendi nuk ka kompetenca që ta parandalojë mbajtjen e referendumit.
Për këtë mund të vendos vetëm administrata ndërkombëtare. Kjo e fundit nuk do ta ndalojë referendumin, ndërsa forcat paqeruajtëse do të angazhohen për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në mënyrë që gjatë mbajtjes së referendumit të shtunën
dhe të dielën të mos shkaktohet ndonjë incident që mund ta destabilizojë situatën e sigurisë në Kosovë.

  • Data 26.10.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbd
  • Data 26.10.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbd
Reklamë