Kosovë: Serbët e kthyer marrin çelsat e shtëpive | Ballkani | DW | 13.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovë: Serbët e kthyer marrin çelsat e shtëpive

Të enjten më 12 tetor u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të çelsave për 28 shtepitë e ndërtuara në fshatin Kosh dhe Oprashkë të Komunës së Istogut. Kjo është faza e II-të e projektit që realizon Këshilli Danez për Refugjate(DRC)në këto dy fshatra

Jeta në fshat

Jeta në fshat

"Të gjithë serbëve të shpërngulur që kërkojnë të kthehen në Kosovë, unë ju them: Kthehuni! Kosova është e gatshme për kthimin tuaj. Kosova ka plane dhe
ato plane I realizon, që t'ua bëj kthimin sa më të lehtë".

Ishte ky zëvendës-kryeadministratorit të Kosovës, Stiven Schook, i cili mori fjalën në
ceremoninë e inaugurimit të 28 shtëpive në fshatrat Kosh dhe Oprashke të Istogut, duke iu bërë thirrje të shpërngulurve serb për t'u kthyer në Kosovë. Ai thërret edhe të kthyerit për të pranuar celësat e shtepive të reja:

"Dhe, tash le t'i dorëzojmë çelësat që këta njerëz të mund hynë në shtëpitë e tyre".

"Le t'iu mbushet shtëpia plot"-uron zëvendës kryeministri I Kosovës, Lutfi Haziri, të sapokthyerin nga Cacaku, Xhorxhe Filipovicin, i cili bashkë me djalin e tij Slaxhanin, i pari pranon çelësat e shtëpisë së sapondërtuar nga Këshilli Danez për Refugjatë. Ai la lindur në fshatin Oprashkë të Istogut dhe dje është kthyer nga rrethi i Cacakut, ku ka jetuar që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

"Kemi ardhur dje, nga komuna e Cacakut. Tash për tash, cdo gjë është në rregull dhe tani e tutje, do të jetoj normalisht në vendlindjen time".

Miladia Andric, 70 vjeçare ka ardhur në Kosovë, në maj të vitit 2006, kur edhe ka filluar t'i ndërtohet shtëpia. "PërZotin ndjehem shumë mirë. Jam e kënaqur. Ju
falemnderit të gjitheve dhe të jetoni gjatë dhe të lumtur"-uron plaka e veshur në të zeza.

Neda Gruncic-75 vjeçare, nuk është larguar fare nga Kosova. Ajo ka jetuar tek vajza e saj, sepse shtëpia i ishte djegur në luftë.

"Qëkur ka filluar ndërtimi I shtëpisë, nuk kam shkuar asgjëkundi. Nuk kemi asnjë problem, për Zotin. Asnjë të keqe nuk kemi"

Nedën e shkëpusin prej nesh zërat që e thërrasin t'ia dorëzojne çelësat. Por, plaka 75 vjecare, rikthehet tek ne me një gëzim fëmije, duke folur me entuziazëm
për shtëpinë e re, në të cilën mendon të jetojë edhe shumë gjatë: "Po. I morra çelësat. Jam e kenaqur...Per Zotin! Unë tashme e kam shtepinë dhe do të jetoj këtu edhe më
tutje. Këtu jam e martuar tash e 50 vjet!"

Neda Gruncic është e kënaqur edhe me marrëdhëniet me fqinjët shqiptar. Por, kohrat e vjetra kujton me nostalgji: "Tash jemi mirë. Mirëpo, dikur ishim shumë më mirë. I
kam 50 vjet qëkur jetoj këtu dhe kurrë me shqitarët s'kisha ndonjë problem. Nuk dua të gënjej se është mëkat! Kurrë s'më kanë ndaluar të punoj pronën time. Dhe, nëse kështu vazhdojmë të jetojmë, unë jam e lumtur dhe I falem Zotit! Kushdo që dëshiron të kthehet, dera është e hapur".

Faza e parë e këtij projekti në fshatrat Kosh dhe Oprashkë nga Këshilli Danez për Refugjate, u implemenuta në vitin 2005, me c'rast u inauguaruan 38 shtëpi. Në fazën e dytë të këtij projekti, të ejten, u inauguruan 28 shtëpi të tjera-25 për komunitetin serb dhe tri për komunitetin pranues. Përderisa, përfaqesuesi I Agjencionit Evropian për Rindërtim, z. Gerl, paralajmëron donacione të reja: "Është fjala për një projekt një milion eurosh, i cili nuk përfshin vetëm infrastrukturën apo ndërtimin e shtëpive, por përfshin edhe sistemin e rrjetit elektrik dhe atë të ujit, si dhe grante të vogla për
krijimin e të hyrave vetanake. Ndër të pesë projektet e tilla në komunën e Istogut është edhe ndërtimi I një fabrike të pijeve alkoolike. Kështu që, unë vërtet mezi pres që të vihet në punë dhe të mund ta shijojmë këtë raki".

E drejta për kthim e komuniteteve është një ndër prioritetet e partneritetit evropian në Kosovë. Dhe, duke i ndihmuar Kosovës për t'I arritur këto qëllime, ne e afrojmë një hap më afër Evropës-thotë përfaqësuesi I Agjencionit Evropian për Rindërtim, për
të shtuar në fund se: "Ne mund të ndertojmë shtëpite. Por, juaja është që të
jetoni dhe të ndërtoni një të ardhme të përbashkët".

Ndërsa, zëvendëskryeministri I Kosovës, Lutfi Haziri duke thënë se kthimi i qëndrueshëm do të jetë obligimi I qeverisë dhe popullit kosovar, ai shprehu pikëpamjet e qeverisë së tij.

"Mesazhi im I fundit do të jetë në të dyja gjuhët, për të treguar se prioriteti I qeverisë për kthim të qëndrueshëm do të mbetet tash dhe në të ardhmen obligim yni dhe përderisa të kthehët edhe banori i fundit në pronën e vet, do të ketë angazhim politik
dhe mbështetje financiare për të gjithë qytetarët e Kosovës...Besoj se, përmes këtij shembulli edhe banorët e tjerë do të vinë së shpejti që të jetojnë me
ne në Kosovë".

  • Data 13.10.2006
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbu
  • Data 13.10.2006
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbu
Reklamë