Kosovë: Serbët e kthyer kërkojnë zonat urbane | Ballkani | DW | 15.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovë: Serbët e kthyer kërkojnë zonat urbane

Në Strategjinë Komunale për Kthim të Komunës së Pejës, është përfshirë kthimi i 43 familjeve serbe dhe i të 25 familjeve rome. Gjatë fundjavës, një grup prej 70 serbëve të zhvendosur ka shfaqur interesimin për kthim në zonat urbane.

Serbë në Fushë-Kosovë

Serbë në Fushë-Kosovë

Në kuadër të Strategjisë Komunale për Kthim të Qendrueshëm dhe Integrim të Minoriteteve në jetën institucionale, hartuar nga Kuvendi Komunal i Pejës në
bashkëpunim me disa organizata ndërkomtabre, një grup prej 70 serbëve të zhvendosur ka vizituar Pejës me çrast ka shprehur dëshirën për kthim në këtë komunë.

Shefi i ekzuitivit të Kuvendit Komunal të Pejës, Shkëlzen Hyseni: "Ky komunikim është edhe obligativ për arsye se janë qytetarët e Pejës dhe të shtetit në formim të Kosovës. Me përgjegjësi të plotë iu them se varësisht prej mundësisë buxhetore ne do të bëjmë përkrahjen e kthimit."

Në takimin me serbët e zhvendosur u theksua se janë anëtarë të 43 familjeve serbe, ata të cilët duan të kthehen pa marrë parasysh statusin e Kosovës. "Të të them të drejtën, sa më përket mua vetëm të kem një ejte te mire dhe mua s`ë intereson ku është dhe çfarë është!" thotë Daniella, e cila ndonëse e zhvendosur e Deçanit, ajo ka këndvështrim si të shumë serbëve të zhvendosur.

Por, përkrah mbështetjes së komunës, të cilën serbët e këtushëm nuk e mohojnë një pengesë e dukshme për integrimin e të kthyerve edhe më tej mbetet papunësia
e lartë. Slagjana është njëra ndër të kthyerit të përballet me probleme të tilla.

"Është fakt se komuna na ka përkrahur dhe këtë do ta përsërisim kudo e me këdo. Incidente nuk ka pasur, përveç ndonjë provokimi të vogël aty-këtu, që është normale sepse ende janë plagët e freskëta. Por, qëprejse jemi kthyer këtu, asnjë serb i Brestovikut nuk është punësuar. Nuk ka as konkurse se s`ka vende pune, përveç ndonjë konkursi për polici ku njëri prej dy serbve që kanë konkuruar, tashmë është pranuar. Ju e dini se në këtë situatë nuk ka punë dhe që të jesh i integruar në shoqëri, kjo don të thotë edhe të punosh"-thotë Slagjana, e kthyer në vitin 2004.

Ndërsa Sllaxhana Dashiç nga Brestoviku i Pejës në jug-perëndim të Kosovës ankohet për papunësinë në rritje për të gjithe ata që jetojnë në Kosovë, Marica Kostiç nga Gjilani-qytet në lindje të Kosoves, tashmë ka gjetur burimin e ekzistencës për familjen tetëanetarëshe.

"Punoj ëmbëlisra dhe të gjitha llojet e piteve, për nxënësit e kësaj shkolle, me të cilën kam kontratë qe tetë vjet. Kam shumë nxënës të parapaguar që ushqehen tek unë. Vërtet, nuk e kisha menduar se do të merrem me këtë punë kaq gjatë dhe e mendoja të përkohshme. Mirëpo, edhe sot e kësaj dite punoj dhe me këtë mbaj shtëpinë dhe familjen”-thotë Marica Kostiç.

Zhivorad Tasiç, vitin e kaluar është kthyer në rrethinën e Gjilanit, ku ka filluar me zejen e zdrukthtarit, të cilën kish mësuar vite me parë në ndërmarrje të ndryshme të ish-Jugosllavisë.

"Atje shumë ndërmarrje kane falimentuar, prandaj shumë pprej nesh na nxorrën si tepricë tekonolgjike. Kështu që, vendosa të kthehem në vendlindjen time, ku edhe poqese do t`ia punoja ndonjë plaku një karrike për hiçgjë, do ishte më e vlefshme se të bredh kot nëpër rrugët e Beogradit. Unë jam i lindur për punë. Punoj që nga fëmijëria dhe ekzistoj me këta dhjetë gishterinjtë e mi. Nëse gjërat kthehen në të mbarë, mendoj të punësojë edhe dy tre të rinj. Le të kenë ata me çfarë të fitojnë, e për mua s`ka shumë rëndësi-thotë Zhivorad Tasic dhe vazhdon gdhëndjen me
dëshirën e vetme; që një ditë këtë zeje ta trashëgojë i biri i tij.

"Unë, më së tepërmi do të dëshiroja që zanatin tim t’ia mësoj birit tim. Por, që ai të jetë mjeshtër edhe më i mirë se unë. E pastaj, unë do t`ia dëshmoja vetes
se sa vlej në të vërtet!"-thotë ai.

Dhe, ndërkohë që në lindje të Kosovës, shumica prej serbve kanë gjetur fijen e humbur të jetës dhe ata në perëndim të Kosovës, duan jo vetëm të kthehen në
Kosovë por edhe të jenë pjesë e shoqërisë kosovare, në Strategjitë Komunale për Kthim tëe vitit 2007, përfshihen edhe projekte për kthim të pakicave të tjera kosovare që jetojnë të zhvendosur jashtë Kosovës.

  • Data 15.05.2007
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVh
  • Data 15.05.2007
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVh
Reklamë