Kosovë: Masa për parandalimin e incidenteve | Ballkani | DW | 10.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovë: Masa për parandalimin e incidenteve

KFOR-i, nuk sheh ndonjë faktor që do të mund të shkaktonte destabilizimin e situates në këtë periudhë të zgjidhjes së statusit

Prishtina

Prishtina

Organet e rendit dhe qeveria e Kosovës, kanë ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar çfarëdo incidenti të mundshëm që mund të ndodhë gjatë kësaj periudhe. Ky angazhim shtesë i autoriteteve në Kosovë, bëhet vetëm pak kohë para se në Kosovë të arrijë një mision faktmbledhës i përbërë nga ambasador të KS-it. Kjo u bë e ditur pas një takimi që kabineti qeveritar, zhvilloi me shefat e zyrave diplomatike në Kosovë.

Ulpiana Lama, është zëdhënëse e kryeministrit, Agim Çeku."Masat janë ndërmarë me qëllim që të evitohet çfarëdo lloj ekcesi që mund të ndodhë gjatë kësaj periudhe. Ne besojmë se misioni i KS-it, për mbledhjen e fakteve nuk do të sjellë asgjë të re, për faktin që progresi në Kosovë është i evidentuar dhe ky konstatim është bërë nga vetë administrata ndërkombëtare", thotë zëdhënësja Lama.

Qeveria e Kosovës, shton ajo konsideron se delegacioni i KS-it, i cili pritet të arrijë në Kosovë më datën 19 prill, do të bindet se në Kosovë ka përparime, ndërsa shprehet se megjithatë ky mision është vetëm humbje kohe. Kërkesa që në Kosovë të vijë një mision faktmbledhës i KS-it, është bërë nga Rusia, në kuadër të diskutimeve për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

"Ne nuk besojmë se ka vend dhe arsye për një mision të tillë. Sidoqoftë, dyert e Kosovës janë të hapura për t’i treguar kujdo përparimin e shënuar në Kosovë. Është shumë e rëndësishme të thuhet se matja e Kosovës nuk mund të bëhet me shtetet e rajonit dhe të evropës, por duhet të bëhet me vet Kosovën, sidomos gjatë vitit 99 me shkatërimin masiv që është bërë në Kosovë. Vetëm në këtë mënyrë mund të evidentohet progresi i cili megjithatë është i dukshëm", thotë zëdhënësja Lama.

Shefat e zyrave diplomatike në Prishtinë, i kanë konfirmuar kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës mbështetjen e tyre që Kosova ta kalojë siç thuhet me sukses periudhën e tranzicionit.

Nga ana tjetër, komandanti i forcave paqerujatëse në Kosovë gjenerali gjerman Roland Kather, ka thënë se KFOR-i, nuk sheh ndonjë faktor që do të mund të shkaktonte destabilizimin e situates. Gjenerali Kather, ka përshtypjen që njerëzit në Kosovë janë duke e pranuar situatën ashtu siç është.

  • Data 10.04.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWh
  • Data 10.04.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWh
Reklamë