Kosovë: Hetime mbi protestat e djeshme | Ballkani | DW | 29.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovë: Hetime mbi protestat e djeshme

Policia në Kosovë, akoma është duke zhvilluar hetimet për protestën e djeshme të lëvizjes vetvendosje e cila nga një protestë e qetë kaloi në një protestë të dhunshme. Sipas policisë shumë shpejtë do të ketë arrestime për faktin që janë shkaktuar dëme mbi pronën publike.

Demostratë, Prishtinë

Demostratë, Prishtinë

Zyrtarë të SHPK-së, protestën e djeshme të aktivistëve të lëvizjes Vetvendosje, e cilësojnë një protestë të dhunshme, për faktin që protestuesit sipas tyre kanë
shkaktuar dëme materiale, mbi godinat e institucioneve të Kosovës dhe administratës ndërkombëtare. Një zëdhënës i policisë Veton Elshani, thotë se policia akoma është duke zhvilluar hetimet, ndërsa sipas tij shumë shpejtë do të ketë edhe arrestime.

Organet e rendit në të gjithë territorin e Kosovës kanë shtuar masat e sigurisë, mirëpo, këto angazhime shtesë, ata nuk i ndërlidhin me protestën e lëvizjes
Vetvendosje të cilët për disa orë protestuan kundër grupit negociator të Kosovës. Policia thotë se shtimi i masave të sigurisë ka të bëjë me disa kërcënime të
besueshme që i janë bërë personelit të UNMIK-ut dhe pronës së tyre. Serish, zëdhënësi i policisë, Veton Elshani.

Autoritet e rendit në Kosovë, ndërkaq thonë se sulmi kundër cilitdo punonjës së administartës së OKB-së në Kosovë është destruvtiv dhe kundërproduktiv,
veçanërisht në këtë periudhë. Ata thonë se, gati një vit pas fillimit të bisedimeve për zgjidhjen e statusit, në Kosovë është arritur një përparim i konsiderueshëm dhe procesi i zgjidhjes së statusit tash ka hyrë në fazën vendimtare. Çdo veprim i
dhunshëm sipas tyre, do të dëmtojë proceset në Kosovë. Në të njetën linjë shprehen edhe udhëheqësit politik kosovarë, të cilët kërkojnë nga qytetarët që të tregohen të përmbajtur nga cfarëdo veprimi të dhunshëm. Ata thonë se këtë fazë të pritjes së
zgjidhjes së statusit, në vend duhet të ruhet qetësia në mënyrë që Kosova të arrijë synimin e saj, pavarësinë.

  • Data 29.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Araq
  • Data 29.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Araq
Reklamë