1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Statusi deri në fund të vitit

Bekim Shehu21 Shtator 2006

Në Kosovë është mirëpritur deklarata e Grupit të Kontaktit, ku vendet anëtare duan të shohin zgjidhje të negociuar për statusin e Kosovës deri në fund të vitit.

https://p.dw.com/p/ArcQ
Ushtar i KFOR, Kosovë
Ushtar i KFOR, KosovëFotografi: NATO

Udhëheqësit politik kosovarë shprehen të bindur se zgjidhja e statusit të Kosovës do të përfundojë deri në fund të këtij viti dhe në këtë linjë, ata përshëndesin përkushitmin e grupit të kontaktit që tërespektohet ky afat kohor.

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku thotë se, deklarata e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit bën të qartë se, status-quo-ja, në Kosovë është e paqëndrueshme dhe është inkurauese sipas tij, që statusi i Kosovës duhet zgjidhur mbi bazën e vullnetit të qytetarëe të Kosovës për të ndërtuar një vend ku do të mbizotërojë bashkëjetesa dhe barazia.

Deklarata e grupit të kontaktit për shefin e grupit paramentar të LDK-së, Alush Gashi, tregon se institucionet e Kosovës e kanë fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për qëndrueshmeri demokratike dhe për mbrojtjen e pakicave.

Nënkryetari i AAK-së Bajam Kosumi, nga ana e tij thotë se, deklarata e grupit të kontaktit për Kosovën krijon imazhin që procesi negociator duhet përfunduar gjatë këtij viti, mbi vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës.

Sidoqoftë, udhëheqësit politik kosovarë thonë se Kosova është e angazhuar me tërë forcën e saj për të vazhduar implementimin e standardeve. Ky proces sipas tyre nuk do të përfundojë me zgjidhjen e statusit të Kosovës. Përkundrazi, ata konsiderojnë se me pavarësimin e Kosovës, implementimi i standardeve do të përshpejtohet. Autoritet thonë se, Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj për stabilitet rajonal dhe më gjerë duke u bërë faktor konstruktiv për një fqinjësi të mirë duke përfshirë edhe Serbinë.