1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë : Kthehet ligji i festave zyrtare

Bekim Shehu / Prishtinë20 Maj 2008

Projektligji i qeverisë që përcakton 11 festat zyrtare të Kosovës do t'i nënshtrohet një shqyrtimi të dytë në kuvend. Deputetët nuk e aprovuan atë sepse në kalendarin për festat ishte hequr 28 nëntori dhe 12 qershori

https://p.dw.com/p/E34L
Kosovarët duke festuar, Deçan
Kosovarët duke festuar, DeçanFotografi: AP

Projektligji i qeverisë së Kosovës i cili përcakton festat zyrtare të Republikës u miratua në parim nga kuvendi i Kosovës, mirëpo ai do t'i nështrohet sërish një shqyrtimi nga një komision i posaçëm përpara se të marrë formën përfundimtare në kuvend.

Debate të ashpra u zhvilluan në parlament, pas vendimit të qeverisë, e cila me një ligj shpalli 6 festa fetare dhe 5 festa laike, mirëpo nga kalendari hoqi 28 nëntorin ditën e flamurit dhe nuk përmendi fare 12 qershorin hyrjen e trupave të NATO-os, në Kosovë. Ligji si i tillë u kundërshtua nga shumica e deputetëve në parlament madje edhe vet deputetët e PDK-së, e cila udhëheq me qeverinë.

Festat zyrtare të Kosovës janë festa e Vitit të Ri, 17 shkurti disa e Pavarësisë, 9 prilli disa e miratimit të kushtetutës, 1 maji dita e punëtorëve dhe 9 maji dita e evropës. Po ashtu ka edhe gjashtë festa fetare, dy muslimane dhe katër katolike dhe ortodokse.

Kalendarit të festave do t'i shtohen edhe tri festa. 28 nëntori disa e flamurit, si dhe dita e çlirimit të Kosovës dhe dita e dëshmorëve.

Gjatë ditës do të mblidhet një komision i posaçëm i krijuar nga kuvendi i Kosovës, për të futur në kalendarin e festave zyrtare edhe këto tri festa. Deputetët e opozitës nga nga ana e tyre, kundërshtojnë edhe qasjen e qeverisë në shpalljen e festave zyrtare. Ata thonë se qeveria vetëm duhet të inicojë ligjin për festat ndërsa, kuvendi duhet t'i shpallë ato.

Për përcaktimin e festave zyrtare të Kosovës, kërkohet ligj i posaçëm, që parashehet nga pakoja e Marti Ahtisarit, mbi bazën e së cilës autoritetet në Prishtinë shpallen pavarësinë. Edhe shumë ligje të tjera nga pakoja duhet të miratohen me procedurë të përshpejtuar deri më 15 qeshor kur pritet të hyjë në fuqi Kushtetuta e Kosovës.