1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: lex Whiting shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale

Bekim Shehu
14 Qershor 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex Whiting, ka punuar në Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi.

https://p.dw.com/p/3KSCi
Symbolbild Justiz Gericht Richterhammer
Fotografi: picture alliance/imageBROKER

Prokuroria Speciale në kuadër të Gjykatës Speciale për Krimete Luftës në Kosovë, bën të ditur se ka emëruar Alex Whiting, shef të hetimeve në Prokurorinë Speciale të Dhomave të Specializuara. 54 vjecari Alex White me shtetësi amerikane dhe franceze, ka punuar nga 2002 deri në vitin 2007 në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Ai ka qenë prokuror kryesor në procesin gjyqësor kundër ish- pjesëtarëve të UÇK-së, Fatmir Limaj, Isak Musliu e Haradin Balaj, por edhe në procesin gjyqësor ndaj Milan Martiçit, ish-udhëheqës i kryengritësve serbë në Kroaci dhe Dragomir Milosheviçit, ish- ushtarak i serbëve të Bosnjës.

"Alex Whiting, është një prokuror me kombësi franceze dhe amerikane me përvojë të gjerë në fushat e ndjekjes penale kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ka qenë profesor në fakultetin juridik në Harvard dhe më parë prokuror federal në SHBA, fillimisht në Sektorin e Kriminalistikës së Departamentit të të Drejtave Civile në Washington DC e më pas në Zyrën e Prokurorit Federal në Boston, Massachusetts, ku ka ndjekur rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e zyrës së Prokurorisë Speciale pranë Gjykatës Speciale.

Tash e gjashtë muaj, Prokurorisa Speciale ka intervistuar dhjetra ish-pjesëtar të UÇK-së, disa në cilësinë e dëshmitarëve e disa në cilësinë e të dyshuarve për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999. Asnjë aktakuzë deri tani nuk është ngitur nga Gjykata Speciale për Krimet e Luftë në Kosovë.

Ideja për themelimin e kesaj Gjykate Speciale, doli pas një rezolute në Këshillin e Evropës që kërkonte hetime mbi supozimet e senatorit zviceran Dick Marty, i cili pretendonte se pjesëtarë të ish-UÇK-së kanë kryer krime lufte dhe kanë trafikuar organe të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Në vitin 2015 Kuvendi i Kosovës, miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën Speciale që njohet me emërtimin zyrtar "dhomat e specializuara”, e që selinë e saj e ka në Hagë. Kjo Gjykatë funksionon me ligjet e Kosovës, por në të nuk punon asnjë gjykatës apo prokuror nga Kosova. Në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar punojnë rreth 150 persona, të cilët vijnë nga shtete të ndryshme të botës, ndërsa nuk punon asnjë person nga Kosova.

Gjykata Speciale do të trajtojë "krimet e pretenduara”, të ish- pjesëtarëve të UÇK-së ndaj civilëve, gjatë luftës së Kosovës. Emërimi i francezo-amerikanit Alex Whiting, shef i hetimeve në zyrën e Prokurorit të Posaçëm për krimet e luftës në Kosovë, vjen në kohën kur në Kosovë po vazhdon debati në kuvend për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë. Kjo nismë përmes një rezolute tashmë është miratuar në Kuvendin e Kosovës, ndërsa, është themeluar edhe një komision që do të nisë procedurat për themelimin e këtij Tribunali.

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se "Për 186 masakra të kryera në Kosovë e për mijëra të vrarë nga forca serbe gjatë viteve 1998-1999, institucionet e Kosovës do të kërkojnë drejtësi”.

Mirëpo nga ana tjetër, Beogradi zyrtar nuk beson, se bashkësia ndërkombëtare do ta përkrahë nismën e Kosovës për krijimin e një Gjykate kundër krimeve serbe në Kosovë. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daciq, ka thënë se "paralajmërimet e Prishtinës rreth iniciativës së formimit të një Gjykate, e cila do të merrej me krimet e serbëve në Kosovë, është përpjekje për të gjetur një baraspeshë me punën e Gjykatës Speciale”.