Korrupsioni është shkaku më i madh i varfërisë në botë | Bota | DW | 18.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Korrupsioni është shkaku më i madh i varfërisë në botë

Sipas Transparency International në më shumë se dy të tretat e vendeve të botës ekziston nivel serioz korrupsioni në sektorin publik

default

'Korrupsioni është shkaku më i madh i varfërisë!"-nënvizoi në Londër Peter Eigen, shef i organizatës ndërkombtare për luftë kundër korrupsionit, "Transparency International".

Sipas kësaj organizate, në më shumë se dy të tretat e vendeve të botës ka një shkallë serioze të korrupsionit në sektorin publik. Dhe duke marrë parasysh shpeshtimin e rasteve të korrupcionit në fushën e ekonomisë, Amnesty International nxiti organizatat e këtushme që t'i zbulojnë pikat e tyre të dobëta.

Në listën prej 158 shteteve, ndër vendet më me pak korrupsion u radhitën Islanda, Finlanda dhe Zelanda e Re, përderisa vendet kyçe të korrupsionit janë Turkmenistani, Bangladeshi dhe Çadi.

Gjermania e gjashtëmbëdhjeta në listë

Gjermania, pas shumë vjetësh është në krahasim me vendet e tjera, për herë të parë në rënie në luftën kundër korrupcionit. Në listën e publikuar me 18 tetor në Berlin, Gjermania është tejkaluar nga Hong Kongu dhe në listën e 158 shteteve, u rendit në vendin e 16-të. Sipas organizatës "Transparency International", ekonomia gjermane në të ardhmen do të goditet edhe më tej nga skandalet e korrupcionit .

Peter von Blomberg, zëvendësi i kryetarit të kësaj organizate për Gjermani, si vërtet skandaloze paraqiti rastin e aferës në Volkswagen duke thënë, se nëse vërtetohet se administrata ka keqpërdorur fondet e firmës në mënyrë të vetëdijshme, atëherë gjithçka do të marr një drejtim tjetër. Sepse, rastet si ky e të tjera të cilat ende nuk janë radhitur në listën aktuale, do mund të bënin që Gjermania në vitet e ardhshme të rrëshqasë edhe më poshtë në listën e të 158 shteteve.

Hapa domethënës në luftën kundër e korrupcionit kanë bërë vendet si Japonia dhe Turqia. Ndërsa, tejkalimi i Gjermanisë nga Hong-Kongu i cili ra në vendin e 15-të është befasues meqë shteti amë Kina, i radhitur në vendin e 78, edhe më tej vlen si shumë e korruptuar.

Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet më të korruptuara dhe më të varfëra në Evropë. E njohur ndërkombtarisht ishte afera e vizave në ambasadën e Tiranës dhe në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë, në vitin 2004.

  • Data 18.10.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNj
  • Data 18.10.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNj
Reklamë