1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Korea e Veriut bën përgjegjës SHBA-të për dështimin e bisedimeve

AG23 Dhjetor 2006

SHBA duhet të shqyrtojë më intensivisht propozimin e Koresë së Veritu, tha kryenegociatori koreanoverior, Kim Kye Gvan

https://p.dw.com/p/Aqnf
Salla e negociatave në Pekin
Salla e negociatave në PekinFotografi: AP

Korea e Veriut ka bërë përgjegjëse Shtetet e Bashkuara për deshtimin e bisedimeve gjashtë palëshe të zhvilluara gjatë gjithë javës që po përfundon. Qeveria në Phenjan ka treguar vullnetin e saj të mirë ne bisedimet gjashtë-palëshe në Pekin, citon agjensia shtetërore e lajmeve KCNA, kryenegociatorin e palës koreanoveriore, Kim Kye Gvan ditën e shtunë. Pavarësisht sanksioneve të SHBA-ve, Korea e Veriut ka marrë pjesë në bisedime duke treguar me këtë edhe gadishmërinë për çnuklearizimin e Koresë, vazhdon kryengeciatori, Kim Kye Gvan.

Kërkesa amerikane për dhënien fund të programit bërthamor kroeanoverior dhe inspektimin ndërkombëtar të centraleve atomikë të Koresë së veriut është e papranueshme. SHBA duhet të shqyrtojë më intensivisht propozimin e Koresë së Veritu, tha kryenegociatori koreanoverior, Kim Kye Gvan.

Ditën e premte negociatat me Korenë e veriut përfunduan pa ndonjë rezultat konkret. Palët në bisedime madje as nuk ranë dakord për një afat tjetër për vazhdimin e bisedimeve në të ardhmen, të cilat pas provave bëthamore të Koresë së veriut janëq quajtur urgjente. Në bisedime morën pjesë veç Koresë së veriut edhe Kina, Japnia, Rusia, Korea e Jugut si edhe Shtetet e Bashkuara.

Prej një viti bisedimet me Korenë e Veriut kanë qenë të bllokuara, kështu që rifillimi i bisedimeve u pa si një shenjë pozitive. Bisedimet e fundit me Korenë e veriut u zhvilluan në fund të 2005. Tanimë të gjitha palët janë kthyer në vendet e tyre pa ndonjë rezultat konkret.