Kooperim më i mirë në ndihmën për zhvillimin | Gjermania | DW | 07.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kooperim më i mirë në ndihmën për zhvillimin

Bshkimi Europian është sot donatori i më shumë se gjysmës së ndihmave që shkojnë në vendet për zhvillim. Defekti aktualisht qëndron në mungesën e një koordinimi të mirë të ndihmave

default


Gjermania si udhëheqëse e radhës e BE-së është e interesuar për vendosjen e bazave të një bashkpëunimi edhe më të mirë. Në këtë kuadër në Berlin u prezantua një studim i përbashkët me përfaqësuesit e Sllovenisë dhe Portugalisë, ku bëhet fjalë për ndarjen më të mirë të donacioneve ndaj vendeve në zhvillim

Prej fundit të viteve 90-ta, Gjermania ka zvogëluar numrin e vendeve me të cilat bashkëpunon. Numri ka rënë nga 120 në vetëm 75 vende, por me këto shtete janë vënë pikësynime shumë të qarta të bashkëpunimit. Ndarja e punëve brenda shteteve anëtare të BE mund të bëjë bashkëpunimin edhe më efektiv, thotë ministrja për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim, Hajdemari Vicorek Cojl.(Heidemarie Wizoreck Zeul): "Duam që resurset të shfrytëzohen sa më mirë që është e mundur, në radhë të parë me vendet partnere, të cilat janë të orientuara drejt zhvillimit. Qëllimi i ndarjes edhe më të mirë të punës duhet të jetë zvoglimi i numrit të donatorëve brenda një vendi dhe koncentrimi i në sektorë të caktuar, që natyrisht mund të sjellë edhe deri te harmonizimi më i mirë i punës", pohon Vicorek Cojl.

Dirk Mesner, udhëheqës i Institutit gjerman për zhvillim, i cili ka përgatitur studimin, bëri të qartë se ardhmëria bazohet në harmonizimin dhe ndarjen edhe më të mirë të punëve: "Ne propozojmë një lloj marrëveshje për bashkëpunim mes vendeve anëtare të BE, ku vendet duhet të bien darkord se sa aktorë të mëdhenj evropianë mund të jenë prezent në një vend dhe në cilat sektorë mund të bashkëpunohet. Do të ishte ky një lloj obligimi për qëllime të caktuara".

Qëllimi është që në vendet në zhvillim të zvogëlohet numri i aktorëve evropianë, por që të koncentrohen detyrat e tyre. Për ministren për zhvillim ekonomik, është me rëndësi që të nxitet edhe bashkëpunimi rajonal. "Në shumë prej vendeve latino- amerikane ne nuk jemi më aktiv, por jemi të interesuar që të vendoset një bashkëpunim rajonal. Për shembull, në tejkalimin e konflikteve rajonale dhe bashkëpunimin më të mirë mes tyre", thotë ajo.

Ministrja thotë se Gjermania në veçanti është e interesuar për angazhim në sigurimin e ujit për pije, ruajtjen e mjedisit, gjetjen e energjive alternative dhe luftën kundër sëmundjes AIDS. Ambasadorja e Sllovenisë në Berlin, Dragoluba Bencina thotë se vendi i saj është i interesuar për një angazhim më të madh për fëmijët dhe gratë si dhe tejkalimin e konflikteve të armatosura. Portugalia ka një përvojë të gjatë në bashkëpunimi me vendet në zhvillim. Së bashku me Luksemburgun dhe Holandën ka zhvilluar dhe koncepte konkrete bashkëpunimi. Dirk Mesner i Institutit për politikën e zhvillimit edhe një herë theksoi rëndësinë e harmonizimit mes vendeve anëtare të BE-së, si dhe rolin e Gjermanisë.

"Besoj se ky është një shans i mirë për BE-në dhe të gjitha vendet anëtare. Dy të tretat e vendeve donatore janë shtete evropiane. Në qoftë se Gjermania ia del në angazhimet për një ndarje edhe më të mirë të punës, në skenën ndërkombëtare mund të luajë një rol edhe më të rëndësishëm", thotë ai.

  • Data 07.02.2007
  • Autor Sabine Ripperger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxe
  • Data 07.02.2007
  • Autor Sabine Ripperger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxe