1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kontrolli masiv i targave të makinave antikushtetues

12 Mars 2008

Gjykata kushtetuese në Karlsruhe vendosi, që drejtuesit e automjeteve, që nuk janë persona të dyshimtë, të mos përgjohen përmes një kontrolli të automatizuar të targave të makinave

https://p.dw.com/p/DMu7
Targë makine
Targë makineFotografi: Geraldo Hoffmann

Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan: "Si në rastin e kontrollit Online drejtimi duket se është ky: Shteti mund të ndërhyjë edhe në sferat e prekshme të së drejtës së personit, por vetëm në kufinj të përcaktuar qartë. Synimi i ndërhyrjes dhe pengesat e tij duhen përcaktuar me ligj. Dikush mund të qeshë për "peshën" e ndërhyrjes në rastin e kapjes së një targe përmes një kamere dhe të ngushëllohet me fjalinë, se kush nuk ka se ç´fsheh, nuk ka edhe nga se të trembet. Por në këtë vend të lirë nuk i duhet askujt, se kush shkon ku. Shtetit i nevojitet një arsye, nqs do t´i mbledhë dhe t´i ruajë të dhënat pa patur ndonjë dyshim Për memorizimin e të dhënave të rezervuara do të vendoset së shpejti. Natyrisht për shkak të terrorizmit transnacional ka arsye sa të duash.

Thüringer Allgemeine: "Edhe një herë gjykatësit në Karlsruhe qenë barriera e fundit në mbrojtje të qytetarëve. Qeveritë dhe parlamentet kishin dështuar me kohë, që të pengonin shtetin në mbledhjen e të dhënave, që i kalonte kompetencat e tij. Gjykatësit patën frikë nga efekti i krijimit të panikut prej masivitetit, me të cilin u regjistruan targat e makinave në rrugët e Hessenit. Gjithë ditën ishin në punë aparaturat me vlerë prej 300 000 euro. Si të pazëvendesueshme në luften kunder kriminalitetit i quante ministri i brendshëm Bouffier, CDU, edhe pse këtu nuk zbulohen vjedhës makinash, por vetëm ata, që kishin bërë ndonjë mëkat me sigurimin.

Stuttgarter Zeitung : Vendimi i Karlsruhes është në pjesën më të madhe vendim preventiv. Sepse ligjet jepnin pushtet për më shumë. Ata lejonin psh kontrollin me ndihmën e skenimit të targave të makinave. Kështu mund të krijohen pamje në lëvizje. Kjo është ende e munshme në të ardhmen. Gjykata kërkon rregulla më të rrepta dhe një fushë më të ngushtë zbatimi. Vendimi i gjyqit është një vendim kunder shtetit monitorues i marrë në rastin e targave të automjeteve. Do të ketë pasoja më tej.