Konsumatorët gjermanë po e lëshojnë sërish dorën | Gjermania | DW | 30.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Konsumatorët gjermanë po e lëshojnë sërish dorën

Euforia konjunkturale e konsumatorëve gjermanë për momentin duket se nuk po njeh kufi. Asnjëherë më parë gjermanët nuk i kanë vlerësuar perspektivat e tyre ekonomike kaq mirë sa tani.

Përmirësimin e konjunkturës po e ndjejnë edhe birraritë

Përmirësimin e konjunkturës po e ndjejnë edhe birraritë

Pas viteve të tëra të një qëndrimi të përmbajtur dhe kursimtar, gjermanët po e lëshojnë sërish dorën dhe po prishin para. Në këtë mënyrë konsumi, i cili deri tani ishte gjymtyra më e dobët e ekonomisë gjermane, po bëhet gjithnjë e më tepër shtyllë mbajtëse e ekonomisë në Gjermani.

Gjermanët kanë filluar sërish të lëshohen dyqaneve duke blerë madje edhe mallra të shtrenjta dhe tregtarët mud të marrin sërish frymë lirisht, ky është përfundimi i studiuesve të Institutit për Tregun dhe Konjunkturën. Që prej vitit 1980 ata intervistojnë çdo muaj rreth 2000 gjermanë dhe që prej kësaj kohe perspektivat ekonomike të Gjermanisë nuk janë vlerësuar ndonjë herë më mirë se sa sivjet.

'Konsumatorët besojnë sërish tek konjunktura, sepse numri i të papunëve ka rënë qartë. Të ardhurat prej taksave po shtohen dhe prognozat e instituteve që merren me studimin e ekonomisë janë shumë pozitive.' - thotë kryetari i Institutit për Tregun dhe Konjunkturën Klaus Vybenhorst (Klaus Wübbenhorst).

Në këtë mes shumëkush shpreson se pagat do të rriten dhe para së gjithash se do të krijohen edhe vende të reja pune. Të paktën njerëzit e shkolluar do të kenë shance më të mira për të gjetur punë. Një gjë e tillë u shton njerëzve edhe dëshirën për të blerë dhe konsumuar.


  • Data 30.04.2007
  • Autor Jonas Rusitschka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwl
  • Data 30.04.2007
  • Autor Jonas Rusitschka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwl